Kalendari poetik: Eugenio Montale (1896-1981) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Eugenio Montale
 
Kalendari poetik: Eugenio Montale (1896-1981)
 
40 vite më parë, më 12 shtator, ndrroi jetë E. Montale, poet dhe shkrimtar i njohur italian. Shkollën e mesme e mbaroi për llogaritar, por sado që ishte dhe shëndetlig, lexonte shumë letërsi, p.sh., Dante, Petrarca, Boccaccio dhe sidomos D’Annunzio, që ishte i parapëlqyeri i tij. Vendosjen e fashizmit e priti si kundërshtar; qe njëri prej atyre që firmosën Manifestin e Intelektualëve Antifashistë. Sot, me qënë antifashist, të marrin për komunist, por antifashizmi i Montales nuk qe nga qëndrime të majta, filo komuniste; ishte aristokrat ai, nuk mund ta pranonte kurrë rrafshimin e mendimit të njëjtësuar për të gjithë. Në vitin 1975 fitoi çmimin Nobel për letërsi; në motivacionin e dhënies së çmimit thuhej: “Për poezinë e tij të veçantë, në të cilën me ndjeshmëri të lartë artistike shpreh vlerat njerëzore për mundësimin e një jete pa iluzione.”
Kjo është përzgjedhja ime nga poezia e tij:
 
 
KAM SHUMË BESIM TEK TI
 
Kam shumë besim tek ti
që do të zgjasë
(edhe marrëzitë që një ditë të thashë)
gjersa një rrufe nga Përtej të godasë
dhe këtë ndyrësi ku jetojmë ta fshijë.
 
Do të gjendemi atëherë nuk di se në ç’pikë
në pastë kuptim për pikë të flasësh kur hapësirë s’ka
për të folur për ndonjë varg të mbrapshtë
të poemës hyjnore.
 
Di që, përtej asaj çka duket e preket
jetë nuk ka, por përtej-jetë
a ka gjasa faqja tjetër e vdekjes
që mbyllur brenda vetes mbajmë për vite me radhë.
 
Tek vetja kam besim
dhe padashje ma ndeze ti
pa ditur se në çdo gërmadhë
të jetës së këtushme është një grackë
për të cilën as që na e merrte mendja se qe
në pritje, ndoshta për ne, të përhumbur e të paaftë
ti jepnim një kuptim.
 
Shumë besim kam, që më djeg; sigurisht
kushdo të më shohë ka për të thënë se jam njeri prej hiri
pa ia prerë mendja se qe veçse rilindje.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s