Kalendari poetik: Miroslav Holub (1923-1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Miroslav Holub
 
Kalendari poetik: Miroslav Holub (1923-1998)
 
Poet dhe mjek patolog dhe imunolog çek. Fliste anglisht frëngjisht dhe gjermanisht. Nuk qe komunist Holub, përkundrazi, për këtë shkak nuk mundi të botonte asgjë në atdheun e tij para viteve ’90, kur u ndryshua sistemi. Çmohej shumë për vlerat e tij poetike, sidomos prej poetëve britanikë Seamus Heaney dhe Ted Hughes. Poezitë e tij janë përkthyer në rreth 30 gjuhë; ja një poezi e tij në shqip:
 
 
NË MIKROSKOP
 
Ja, peisazhe të ëndërrt,
hënorë, të braktisur.
 
Ja, dhe masat
që punojnë tokën.
 
Edhe qelitë, ku luftëtarët lanë jetën
për një këngë.
 
Ja, edhe varrezat,
fama dhe bora.
 
Dhe ndjej si mërmërit,
revolta e pasurive të pafundme.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s