PESË 12 SHTATORË E NJË ZEMËR / Cikël poetik nga Erina Çoku

 
Cikël poetik nga Erina Çoku
 
 
PESË 12 SHTATORË E NJË ZEMËR
 
HESHTJA
 
Pemët mbajnë veshur
fustanin me gjethe
që ty të pëlqen aq shumë.
 
Stolisur me shi stinës që ndjell lakuriqësi.
 
Pemët më shohin mua,
unë fustanin me gjethe
në gardërobën e heshtur.
 
…i dyti nga e majta drejt e në vjeshtë.
 
12 shtator 2017
 
 
BLU E THELLË
 
Muzgu i njohur blu e thellë
bie ngadalë në limfën time të kuqe
kujtesa shpërhapet
dhe koha afrohet
si kafshëz e butë,
besnike.
 
Muzgu im blu e thellë
depërton,
lëshohet në rrjedhë të ngrohtë
dhe re të purpurta hipnotike
shenjojnë
një alfabet që më përket.
 
Që unë të flas
më duhet pranë
një gojë
me frymë të ngrohtë blu e thellë.
 
12 shtator 2018
 
 
FJOLLË
 
Shkëputet fjolla-fjolla koha nga trupi i njeriut.
Pastaj mbaron.
Dhe e plota është diçka tjetër.
 
12 shtator 2019
 
 
KËSHTU I GJALLË TI FLE
 
Oh kështu i gjallë ti fle,
bota bie butë mbi ty
e qiellit i lehtohet Zoti,
kohë brenda poreve të tua.
 
Fjetje e gjallë pa frikë nga vdekjet.
 
Mbulohet trupi yt me mua
fjetje e gjallë si Zoti në qiell
si koha në trup – si jeta në pore.
 
Zgjimi na ruan pa rënë në ëndërr.
 
Oh kështu i gjallë ti fle,
e unë natë për gjumin tënd
Zot pa qiell
zgjoj kohën të jetojë me mua.
 
12 shtator 2020
 
 
ZEMRA JOTE
 
Sekondë,
gjithsej çahet e të hyj në zemër.
 
Kubé e kuqe, jam brenda teje
tkurresh të më përqafosh
lëshohesh të më lësh të gjallë.
 
Sekondë,
jam orë e gjakut tënd.
 
Gjithë trupin ta shëtis
gjithë mendjen ta banoj
gjithë shpirtin gjallë ta mbaj.
 
Sekondë,
sikur bota të matej me jetën në zemër.
 
12 shtator 2021
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s