Poezi nga Mirela Leka Xhava

 
Poezi nga Mirela Leka Xhava
 
 
Si rrobat e lara mbi telë
 
Fëmijeria ngeli prapa meje
si rrobat e lara mbi tel,
nën qiellin që ngjyrat ia zbardhi
e në kutinë e kujtimeve flenë.
 
Në atë kuti amaneti të artë
kyçur nga nuk e di se kush
në grahmën e fundit me e hapë
është e jotja do më thonë e askujt.
 
Fëmijëria e kujtimeve do të rikthehet
sërish do të luash vëlla e motër.
Ah, ç’lumturi do të ndjeja!
Të bashkohesh si atëhere në një votër.
 
Të shohësh mamën tënde pas telave
duke nderë rrobat një nga një,
le të zbardhen nga dielli i verërave
do t’i lutesha ti lërë ne shportë përgjithnjë…
 
 
Trishtimi
 
E bëra shtëpi trishtimin tim
i shtrova tapete persiane, 
me mermer të kuq oxhakun
ku të digjja ëndrrat me sy hapur.
 
 
Kështjellat e fjalës
 
Vargjet ndër vite si kokrrizat e rërës
për të ndërtuar kështjellën e fjalës,
të lagështa nga loti, të gjakosora nga zemra
“Kurban” që të mbajë fort kështjella.
 
Vargjet në Saharanë e pafund m’i merr era
e i fshin si gjurmët e “princit të vogël”
përhumbur nga vapa, oazi më vjen në ëndrra
e kridhem për të ridalë nga zhgjëndrra.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s