Kalendari poetik: José María Hinojosa (1904-1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
José María Hinojosa
 
Kalendari poetik: José María Hinojosa (1904-1936)
 
Poeti spanjoll që e vranë komunistët
Para 3-4 vitesh nuk e njihja këtë poet. E gjeta krejt rastësisht. Gërmoja në web për poetë disidentë antikomunistë, duke klikuar herë në anglisht, herë në italisht. Sikur tallej me mua, interneti më rreshtonte një tufë me poetë komunistë, Hikmet, Neruda,etj., kulmi qe kur më nxorri dhe D. Agollin. Por edhe tani që ia kam marë ca dorën, kam disa linke ku ndjek datat e lindjes a vdekjes së poetëve, kurrë nuk qëllon të mungojnë komunistët…
Hinojosën nuk e jep asnjë kalendar dhe s’qe aspak poet më pak i fuqishëm se Lorka. Nejse, ndoshta qe dhe faji im, nuk isha familiarizuar me kompiuterin; ky poet i përket të ashtuquajturit ‘brezi 27’ me Lorkën etj., me të cilin qe dhe mik. José María Hinojosa u vra barbarisht nga komunistët spanjollë, në vazhdën e krimeve të tyre gjatë puçit të korrikut 1936. Komunistët vrasin për të marrë pushtetin dhe vazhdojnë krimet për ta mbajtur. Ja një poezi prej tij:
 
 
VAJTIM I MUNDSHËM
 
I vetëm në anije kam hipur,
për ku pra, për ku jam nisur?
 
Nëse rrëzohet balloni i çarë
duke rënë ku bie, në ç’anë?
 
Nëqoftëse anija mbytet,
unë, në ç’ujëra zhytem?
 
I vetëm në anije jam tani,
se përse, unë s’e di.
 
Dhe unë nuk e di!
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s