Kalendari poetik: Vladimír Holan (1905-1980) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Vladimir Holan
 
Kalendari poetik: Vladimír Holan (1905-1980)
 
Poeti i njohur çek, Vladimìr Holan, u lind më 16 shtator 1905 në Pragë, ku studioi për drejtësi dhe letërsi. Pas Luftës II Botërore u bë antar i partisë komuniste, por rrreth vitit 1950 u largua nga partia dhe përqafoi katoliçizmin. Nga ai çast u tërhoq nga çdo veprimtari publike, në një farë mënyre, u muros për së gjalli, vetëm me librat; pas luftës I botërore, pas tmerreve të nazizmit, stalinizmi qe i padurueshëm për shpirtin e poetit. Në ish Bashkimin Sovjetik do ta kishin burgosur ose vetvrarë, në Shqipëri do ta kishin varur a pushkatuar. Dhuna s’ka qënë e njëjtë brenda ish-kampit komunist…Ja një poezi nga Holan në 116 vjetorin e lindjes:
 
 
VDEKJA
 
Prej kohësh unë dhe ti gjendemi përballë,
unë si frika, ti po si ti.
Gjë për ty nuk di. Po ti, di ç’është jeta?
Çka shohin sytë e tu? Ka të ngjarë,
që teksa të kundroj, ti gjithçka shikon.
Por ajo që poshtë te femra është e hapur
më bën ta humbas torruan, dua të puth buzët e tua
dhe ti kundërshton kokëngjeshur, e heshtur,
dhe vazhdon pret dhe vazhdojnë të presin…
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s