ME SY TË SAHARËS… / Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

 
ME SY TË SAHARËS…
 
Ajo i bie pianos
me imazhin flakërues të tjetrit…
Mbas shpine mbërthyer,
fantazmë-këpushë mëkat’ i hirtë.
Përballë bashkëshorti.
Gazeta e shpalosur përqesh rutinën.
Shkronjat përplasen qorrazi,
arabeska në mure të lodhur.
I dyzuar dhe ai, hije- dritë,
konturet e një tjetër femre
i zënë pritë …
Tingujt e pianos rrudhin pentagramet.
Copëzohet monotoni e ngopur…
 
E sotmja sheh mjegullimë,
me sy të Saharës…
Në cilin pus humbi bimë e Gilgameshit,
me të , frut’ i dashurisë…?
 
 

Fatbardha Behri Kaçi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s