Poezi nga Sevëme Fetiqi

 
Poezi nga Sevëme Fetiqi
 
 
DASHURIA NUK FSHEHET
 
Edhe nëse dashuria
fshehet diku brenda heshtjes
zjarri ia tradhton fytyrën
nga sytë rrjedhë nuri i saj
Ia shkrepin ndjenjat bukurinë
si yjet kur dalin në errësirë
lotët e pastër ia lëmojnë shtatin…
 
Edhe nëse errësirën ti e sjellë me vete
vetëm me një shkëlqim të dobët qiriri
pamja ime do ta ndezë dritën
në fund të tunelit
unë e ti i duhemi njëri- tjetrit
si nata ditës për të pushuar në të
si dita natës për të qeshur me zë.
 
 
DY GJYSMA TË NJË MOLLE
(krimbi brejtës)
 
Unë e ti
Dy gjysma të një molle
Unë në këtë anë
Ti në atë anë
Të njëjta o të njëjta
 
Vetëm në ty
Krimbi brejtës
I pamëshirshëm
 
Unë e ti
Dy gjysma të njëjta
Vetëm ti
Deri në mish e kalbur.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s