Poezi nga Gentjan Hasanas

 
Poezi nga Gentjan Hasanas
 
 
***
 
Ëndërruam…
një kishë me shkallë të bardha,
kur u shfaq Zoti i liqenit:
Qofshi të bekuar
në emër të të gjithë ujërave blu,
si era e maleve,
të hareshëm,
përgjithmonë bashkë
gjithashtu!
 
Mjelmat veshën rrobat
më të bardha që kishin.
Gjethet, kallamat dhe era
luanin ”pranverën e Vivaldit”
 
Oh, ishim të sapomartuar!
Ç’të rridhnin ca lot yjesh
S’ta kurseu dhe hëna,
nurin e saj,
në atë fytyrë!
 
Zotat
ndoshta atë ditë pinin verën e kuqe
nëpër qiejt e mëdhenj.
 
Ne u strehuam
në një krevat të vogël,
shtrëngonim duart e njeri-tjetrit
në dashuri,
në frikë,
në ankth,
në lot,
në ngazëllim.
-A është e vërtetë gjithë sa ndodh?!
(Të kujtohet zemra im)
 
Je akoma shumë i vogël,
ende nuk ke mësuar të lexosh,
por unë po të lë një shënim, biri im:
 
”Diell” ta vuri emrin Nëna jote,
qofsh i harreshem si era e malit,
i bekuar si ujërat blu.
 
Ajo vajze ishte bijë prej zotave,
unë… një tokësor i mjerë.
I dështuar gjithashtu…
 
 
***
 
Ti
Ishe shumë e brishtë
për diellin tim
 
Fshihje sytë
me zyza të errta
 
Vije krem mos
dallohej gjaku në faqe
 
Një ombrellë,
të më pengoje duart e gjata,
mes pemeve rrije fshehur.
 
Unë
lindja, perëndoja
u zbeha.
Si ushtar i mundur ika
 
Dhe vetëm
kur u bëra diell shtatori të pashë
… në ballkonin e vjeshtës
me këmishën zbërthyer!
 
 
***
 
Hëna
nuk shkon më
për make-up.
Në pasqyrën e ujshme
vallëzojnë gjarpërushe
me rombe jeshile, pika të kuqe.
 
Fshij
një nga nje fotot e saj;
(Adriana e kishte emrin).
Zambaku i trishtë
dridhet mbi liqen.
 
Hëna
udhëton me sytë
e gjakosur,
klithmat e mia të murrme,
s’munden ta shërojnë…
 
Gris
një nga një letra
dashurie…
Dikur
kisha më të bukurën Adrianë
me rombe jeshil, pika të kuqe.
 
Vajza me 300 e ca fustanë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s