Poezi nga Nikollë Loka

 
Poezi nga Nikollë Loka
 
 
Pash më pash
 
Pash më pash i rashë fëmijërisë,
projektova kohë e hapësirë,
një liqen dëshirash nën një qiparis,
te një hije te një lis.
 
Pash më pash i rashë atij breg zalli,
ku kisha mbjell kohë, kishte mbirë mall,
ishte fund vere e s’kish më lule mali,
veç frute vjeshte më të rrallë.
 
Në vjeshtë sa pranë ndihem me veten,
në livadhe borzilokësh, trëndafilash,
kapërcej një shteg të ngushtë imagjinate,
mbytem në një liqen dëshirash.
 
 
A thua!
 
A thua bien perdet siç bie nata,
e strehëve të dritareve shkrihen akuj!
Kur të largohet mjegulla,
e të shkrifërohet koha,
mbeten mbi xham
gjurmë gishtash të plakur.
A thua prilli
hyn në prag vetëdije,
shikimi mbërthen horizontet!
Një retinë e trashë
i vishet syrit,
kur të shkruhen në qiell
fatet dhe orët.
 
 
Do të bahem mal…
 
Do të bahem mal e në hijen tande të rri moj zanë,
do të jem hija që të ndjek e s’më ndjen pranë,
do të bahem dhé për hapin tand,
dhé që e shkel me kambë.
 
Do të bahem fllad që shkon e vjen,
aromë trandafili mbi një gem,
do të vij si ajër e të prek mbi ballë,
vetimë le t’shkrepë nji mall!
 
Po ti kurrë s’do ta dish pse të ndodh kështu,
ç’parandjenja fshehin sytë e tu!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s