Kalendari poetik: Edvard Kocbek (1904-1981) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Edvard Kocbek
 
Kalendari poetik: Edvard Kocbek (1904-1981)
 
Sot, më 27 shtator, mbushen 117 vite nga lindja e poetit slloven Edvard Kocbek. Gjatë luftës II botërore mori pjesë në lëvizjen antifashiste. Deri në vitin 1948, nuk mundi të botonte asgjë. Pasi Tito u prish me Stalinin, filloi të botonte librat e tij. Por përmbledhja me novela “Strah i pogum” (Frikë dhe guxim) u dënua ashpër nga udhëheqja titiste dhe shërbeu për shmangien e Kocbek-ut nga jeta politike dhe artistike. Filloi persekutimi politik ndaj tij: i mbetur pa punë, shtëpinë e lindjes ku edhe banonte, ia shkatërruan pa asnjë shkak; i zhdukën arkivin vetiak dhe mbijetoi duke përkthyer shkrimtarë francezë. Pasi vdiq armiku i tij personal, Eduard Kardelj, u zbut disi persekutimi ndaj tij. Por u ringjall sërish, sapo ai denoncoi vrasjen e 12 mijë milicëve nazistë sllovenë të çarmatosur; vetëm ndërhyrja e nobelistit gjerman Heinrich Böll, mik i tij e shpëtoi nga pasojat.
Vdiq nga një sëmundje e gjatë në vitin 1981. Ja poezia që përzgjodha prej poetit slloven:
 
 
KUNDËRMIM GRUAJE
 
Sa e largët koha fillestare
dhe njëherësh mizorisht afër.
Disa ditë thjesht dhëmbje janë
dhe njerëzit krejt të zymtë
sa habitem si mund të marr frymë
kur më zgjerohen mushkëritë
kur pa pushim, rrezikshëm
me zemër jetoj jetën, egërsisht.
 
Vetëm kur etja për një kundërmim të fisëm
prej gruaje zgjohet tek unë
dhe bëhet jetë e trupit tim
m’e lartë, m’e thellë, m’e gjërë
dhe aq të dlirë e ndjej shpirtin
dhe gjithçka ma përbën trupin,
por mbi të gjitha
më kujtohet kur isha në djep
ku erë e ëmbël e një gruaje
më prekëse është dhe më dehëse.
 
Pastaj vetvetiu përkulem
sikur kjo ëmbëlsi drejt dheut më tërheq
prej nga nuk do të ngrihem më.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s