LEONORËS – Poezi nga Amado Nervo /   Shqipëroi: Bajram Karabolli

 
Poezi nga Amado Nervo
 
 
LEONORËS
 
Floku yt i zi si krah misteri;
i zi si një kurrë e trishtuar,
si një lamtumirë, si një “kushedi!”
Por ka diçka më të zezë: sytë e tu!
 
Sytë e tu: dy magjistarë të menduar,
sytë e tu: dy sfinksa që në hije flenë,
dy enigma aq të bukura… Por ka diçka,
por ka diçka më të bukur: buzët e tua.
 
Oh, buzët e tua, sa të mrekullueshme!
Bërë për dashuri të zjarrtë ato buzë,
ato buzë të nxehta, goja jote e bukur!
Por ka diçka edhe më të mirë: shpirti yt!
 
Shpirti yt i pastër, shpirti yt i heshtur,
dhembshuria jote si një det e thellë,
e thellë ëmbëlsia si një oqean…
 
Por edhe diçka tjetër,
diçka edhe më e thellë: ëndërrimi yt!
 
 

Shqipëroi: Bajram Karabolli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s