Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Ti po vjen në funeralin tim
po..po erdhe…
Me përtesën e mëngjesit
të një dite tjetër për ty.
Për mua jo..
Imja qe e djeshmja kufi telagjembsh.
 
Me lotin inercik
shkel timen banesë të fundit.
Tingujt e muzikës sime të preferuar
përshëndesin turrmën modeste të përcjelljes.
 
Ja gropa po prêt,
shtyhem, ngjishem, rëndohem
nën pllakat e rënda të çimentosjes.
Po pse gjithë kjo ngarkesë dreqi !!?
Nuk kam ndërmend të dal më !!
 
Ja…
hedhin dhe të rreshtuar si milingonat
me gëzimin që janë gjallë.
Jo…
nuk hedhin një grusht dhe
se nuk mund të ndosin duart
e kremosura për rastin,
po me majat e gishtave
mezi cikin ca thërime të vockla,
ti hedhin gjithë mëshirë dhe ikën…
 
i përcolla… u ula dhe shoh përreth,
tashmë do jenë duke përplasur
lugët, pirunjtë, pjatat,
si të lamaksur
po më hanë drekët !!
Po, po mi hanë
sigurisht,
në shenjë nderimi…!!!
 
 
***
 
Kur sandalet mbushen guriçkash,
këmbëve u mëshoj fort dhe pëshpëris lutjen e shenjtë,
‘’Jeta është e bukur, jeta është e bukur, jeto!”
Dhimbjet beftas zhduken, këmbët më forcohen,
tej udha e shkretë më fton ta zaptoj,
ani pse është bosh.
 
Rend si Maratonomak,
mes për mes fushave të lulelotëve,
mes për mes pyjeve të humbjeve,
mes për mes maleve të vetmisë,
për t’i trokitur vdekjes me kumtin e fitores.
Fitova! Ja thashë, e dergjur për këmbësh i rashë.
Ajo lehtë më murmëroi,
Jeta është e bukur, jeta është e bukur, lëre të shkojë!
 
 
Dialog Kukuvriqësh
 
Akti I
 
-Çfarë epoke jetojmë?
Të të përcëllojë i njëjti diell s’është parë!
-Epoka e nxehtësisë.
-Domethënë ka ikur ajo e akullnajës?
-Po…është hapur vrima e ozonit.
-Do të na thithi brenda vrima e ozonit?!
 
Akti II
 
-Eja…jam këtu.
-Uaaa m’u dogjën rrobat, jam nudo.
-Edhe mua po më shkrihen rripat e vegjël.
-Ku vajtën? Sa bukur ranë aty
në vrimën e thellë…
-Me silikon i kishe?
-Jooo… prej mishi bio.
-Vazhdo ngjitu në mua.
-Zgjate këmbën të të arrij, të zvarritem,
të ngjitem si kërmilli pas zhguallit.
 
Akti III
 
-Seç ke një gjë ti? Se si je sot?
-Se si më shikon
-Se si më puth prekjen e zhveshur
-Se si më rrotullohesh
-Se si më përplasesh
-Se si frymon
-Se si përpëlitesh
-Se si më ndjen
-Se si më vjen
-Se si të shpërthej
-Si ujëvarë e ngrohtë mbi detin e qetë
-Se si ndodhi
-Se si u ndodhëm
-Se si u kënaqëm
-Uhh, sa shumë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s