Kalendari poetik: Olindo Guerrini (1845-1916) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Olindo Guerrini
 
Kalendari poetik: Olindo Guerrini (1845-1916)
 
U lind në Forlì, më 4 tetor 1845 Olindo Guerrini, poet, shkrimtar dhe studiues i letërsisë italiane. Përdori shumë pseudonime për të firmosur veprat e tij, më i njohuri ndër ta Lorenzo Stecchetti. U njoha me poezinë e tij në vitin 1981, në Spaç (!) kur prunë një grup të dënuarish nga burgu i Burrelit (atje lejoheshin librat në gjuhë të huaj), dhe poezinë e tij “Quando Cadran Le Foglie” rrallë kush mbeti pa e përkthyer, edhe pa njohur metrikën, pa njohur mirë italishten…Ja një poezi nga O. Guerrini:
 
 
NË AJRIN E MBRËMJES
 
Në ajrin e ngrohtë të mbrëmjes së lagësht
Era e fushave të mbjella kundërmonte
Ne morëm përpjetë asaj kodre bashkë
Kur bulkthi poshtë ndër lëndina këndonte.
 
Si një pëllumb u ngrit syri yt përpjetë
Drejt qiellit plot yje në lutje të qetë;
 
Të gjitha i kuptova ato që nuk thoje
Me ty u dashurova se heshtje, me drojtje.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s