Kalendari poetiko-historik Mahatma Gandhi (1869-1948) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Mahatma Gandhi
 
Kalendari poetiko-historik Mahatma Gandhi (1869-1948)
 
Nesër, më 2 tetor, është data e lindjes së Mohāndās Karamchand Gāndhī, i njohur si “Ati i Kombit” në Indi, njeriu që i priu popullit të tij drejt pavarësisë dhe kundër shtypjes së kolonizatorëve britanikë nëpërmjet mosbindjes qytetare dhe kundërshtimit pa dhunë. Në nderim të Tij sjell këtë shqipërim:
 
 
MERR NJË…
 
Merr një buzëqeshje,
falja atij që kurrë s’ka patur.
Merr një rreze dielli,
dërgoje ku nata mbretëron.
Zbulo një burim,
laj atë që në baltë jeton.
Merr një lot,
vendose në faqen e atij që kurrë s’ka qarë.
Merr trimërinë,
fute në shpirtin e atij që s’di të luftojë.
Zbulo jetën,
tregoja atij që s’e kupton.
Merr shpresën,
nën hijen e saj jeto.
Merr mirësinë,
falja atij që s’di të dhurojë.
Zbulo dashurinë
dhe njihe me botën.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s