Poezi nga Seli Murati

 
Poezi nga Seli Murati
 
 
Sonte u bëra roje nate
 
Nata stërzgjat shtatin e vet
mërgojnë agimet përtej,
errësirë qerpikë e fjetur
mbretëron në mua,
në vargu tim kujtimet prekin zemrën
 
Me heshtjen e ngacmuar
sonte u bëra roje nate,
buzëqeshjes, rrezja i këputet,
mbi fletë trëndafili zbarkon shiu,
në nota dëshpëruese ngrihet mallëngjimi.
 
Melodia e zemrës tënde,
shoqërues nate më është bërë,
furtunë ndjenjash gërsheton shpirti,
pesha e brengave tua
reflektohet në thellësinë e vetmisë
rob i dhembjes bëhem unë.
 
 
Në rikthime drite aty ku më zbërthen
 
Kujtesë e kohës, pjesë e jetës time
besnikeri, mes sekretesh
kohën ma rëndon, o shpres e vetme
më kujtimet më të bukura që i kam në zemrën time
vendlindja ime ,një vizitë, e jotja, rrotullon
gjithë shpirtin, çerdhe ndrit, rrufeve
gatuar me brenga, prej malli.
 
O lot i pikëlluar buzëqeshjeve
shpirtin e njomë e shtrin mbi vuajtje zemre
që mes kujtesës përherë i tregoj…
për dashurinë e plot kujtimeve që zgjoj për ty,
o e vërtetë, si mund të fshihesh?…
 
O det i thellë, o shpirti njomë ,me sytë e zemrës
më mban gjithmonë, mes zgjimesh..
Ti, o kujtesë e zjarrtë, në gjurmë të thella
lotët, e kohës fsheh, sa ndjenja ka
sa mall, sa ëndrra puthur realitetesh?….
Buzëqeshjen tuaj, e ndjej, në gjumë
trishton dhe natës,..
si vala e liqenit e Ohrit vjen, përnatë më vjen
shëtitjeve, e qetë por shpresës humbur, pretendon !…
 
Në rikthime drite aty ku më zbërthen
dhe qielli nator, përflakur, në pika shiu
dhe shiut udhëtojnë, me lotin tim
me ty… kujtesë parajsë e dashurisë.
 
Aty ku fsheh… kujtimin tim!…
Ohër o liqeni im i fëmijërisë ..
në krahët e një pulëbardhe heshtur
buzëqeshjeve, fshehur pas një reje
sytë,… e lënduar dhimbjeve
digjesh, mes yjesh si zjarr
kandil qiellor, nuk dua të qëndrosh
në thellësi të shpirtit mbart
dëshira!… Mbushur kalendar aty harroj
dhe ëndrrat!….
 
Shtegtojnë, në kohë kujtimesh
me qielli, me pikëllon, shpirtit
që mbart,… çdo dhimbje, kërkoje
në pak buzëqeshje , ylli polar ndriçon
kujtesën time mes teje, kohë e virgjërisë
o syri i bukur në lot të fshehur
nën qerpikë.
 
Sa shumë e dua një rikthim natës
që s’ rrinim, heshtur, më rrjedh dhe
në fytyrë i njomë, në zemrën time
asgjë s’ më vret, më shumë se ty o lule e njomë
e mallit, akoma shpirti, lotin ngroh aq ëmbël
ma mban syrin,… e mekur, në kujtesë loti e malli
peng, me ty do t’ mbeten, pa harresë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s