Shtëpia Botuese “ADA” publikon romanin “Aida” të autorit Mane Alikaj

 
 
Shtëpia Botuese “ADA” publikon romanin “Aida” të autorit Mane Alikaj
 
Doli nga shtypi romani AIDA i autorit Mane Alikaj. Ështe nje roman me plot refleksione nga ndryshimet e mëdha social-shoqërore e politike që ndodhën në kapërcyellin e ndryshimit të sistemeve, të kalimit nga sistemi monist në sistemin pluralist. Këto ndryshime në roman shoqërohen me një linjë erotike që e bën më tërheqës leximin e tij. Ndryshimet e mëdha, dramatike e deri tragjike ndodhën në jetën ë familjeve e në jetën e të gjithë shoqërisë shqiptare…
 
AIDA: Roman
Autor: Mane ALIKAJ
Botimi i parë 2021
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
 
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetorr 2021
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Alikaj, Mane
Aida : roman / Mane Alikaj.
– Tiranë : Ada, 2021
96 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-99-7
1.Letërsia shqipe 2.Romane
821.18 -31
 
 
PARATHËNIE
 
Me AIDËN të shkrimtarit Mane Alikaj lexuesi do të ketë mundësinë të ketë në duart e tij një tjetër Perlë, të skalitur me shumë kujdes.
Autori ka zgjedhur periudhën e kalimit nga sistemi i kaluar, në fillimet e sistemit pluralist për të përshkruar me hollësi një pjesë të intelektualëve të kësaj periudhe.
E veçanta është se autori me një stil realist ka zgjedhur për të na paraqitur një grup të caktuar intelektualësh duke u futur deri në imtësitë e botës së tyre dhe jo vetëm të paraqesi vetëm rritjen e nivelit të tyre arsimor.
Duke e lexuar me kujdes dallojmë dy gjëra dhe dy cilësi kryesore të këtij grupi intelektualësh. Kjo duke filluar që nga personazhi kryesor Aida, e cila i jep edhe Titullin librit, gjë që nuk është i rastësishëm dhe pastaj tek personazhet e tjerë si Lefteri, Bujari, Mira e deri tek burri i Aidës, Fatmiri.
Autori ka ditur të nxjerri në pah dijet e tyre profesionale dhe dhe përkushtimin për ti rritur këto dije. Por ajo që është e rëndësishme, është fakti se autori ka ditur të zbërthejë botën e brendshme të personazheve , emocinet e tyre dhe duke arritur deri tek imtësitë, të cilat është shumë e vëshirë ti dallosh nga jashtë e sidomos kur kemi të bëjmë me njerëz të arsimuar. Duke ecur në botën e tyre të brendshme lexuesi dallon dy kontradikta themelore: Nga njëra anë përpjekja për të ruajtur familjen si një nga konceptet jo vetëm të botëkuptimit shqipta, por edhe më gjerë.
Nga ana tjetër shpërthimi emocional dashuror , qoftë edhe kur njerëzit kanë krijuar familje e kanë fëmijë. Pra magjia e dashurisë, qoftë edhe ajo jashtëmartesore ja kalon llogjikës dhe normave për ruajtjen e familjes trdicionale.
Në libër të bie në sy edhe një problem tjetër që mendoj se autori me pjekurinë që ka, nuk e ka futur rastësisht. Martesa e Aidës me Fatmirin nuk erdhi si rezultat i njohjes së tyre apo lidhjes së tyre dashurore, ndërkohë që ndjenjat e saj në momentin e fejesës ishin për dikë tjetër. Kjo për mendimin tim bëri që edhe ndjenjat e saj, qoftë edhe pas martesës duket se kushtëzoheshin më shumë për hir të traditës bashkëshortor dhe nga mirëqënia në familje.
Aftësia e autorit për tu futur deri në imtësitë më të thella të personazheve, qofshin edhe ato pak skena erotike, mendoj se jo vetëm nuk e ul vlerën e librit, por e kundërta, e mban lexuesin në pritshmëri të vazhdueshme deri në fundin e zhvillimeve.
Fatmiri, burri i Aidës, në pamje të parë mund të duket si një njeri naiv dhe që nuk i kupton ato që ndodhin në familjen e tij. Por për mendimin tim ai është një person që është formuar si intelektual jashtë Shqipërisë, me një kulturë tjetër dhe meqënëse e dashuron gruan e tij, nuk do që ta lëndojë atë, por shpirtërisht ai lëndohet përbrenda dhe kjo është edhe arësyeja që autori ka dhënur atë fund tragjik për Fatmirin.
Autori me shumë zgjuarsi, por edhe pa marrur asnjë kahje politike, por duke dhënur vetëm vlerësim artistik na paraqet momentet e para të pluralizmit politik në Shqipëri. Shumë intelektualë rendën të krijojnë Parti Politike , të cilat mbinë si kërpudhat pas shiut, por që shumë shpejtë u shfrynë si tollumbace.
Nuk kam ndëmend të zgjatem në këtë pikë, pasi edhe në librin e tij autori na jep idenë shkarazi se cilët ishin ata intelektualë që vrapuan të krijonin Parti me emra sa të bujshëm aq edhe qesharako- komikë.
Stili i thjeshtë, por i kuptueshëm dhe rrjedhshmëria e përshkrimit të episodeve nga fillimi deri në fund të librit e rrit padurimin e lexuesit për përfundimin e ngjarjeve që trajton autori.
Jo më pak intersant është edhe EPLOGU i librit i shkruar nga vetë autori.
Duke i uruar suksese shkrimtarit Mane Alikaj në rrugëtimin e librit të tij AIDA shpresoj se edhe lexuesi do të ndjejë kënaqësi pasi ta ketë në duar e ta ketë lexuar.
 
TOMORR DHRIMO
 
Shënim: Librin mund ta gjeni te:
Librari ART’S
Librari Qendra Stefan
Librari Albania
Librari ADA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s