Shtëpia Botuese “Fiorentina” publikon vëllimin poetik “Kape ëndrrën Sarah” të autores Fatbardha Behri Kaçi

 

Shtëpia Botuese “Fiorentina” publikon vëllimin poetik “Kape ëndrrën Sarah” të autores Fatbardha Behri Kaçi

Titulli: Kape ëndrrën Sarah
Autore: Fatbardha Behri Kaçi
Shtëpia Botuese: Fiorentina
 
 
Kape ëndrrën Sarah! 
 
Në prekje të ëndrrës,  Balerina Sarah
flatrat rreh në ajër
Oh ç’  kërcim i egër! Oh ç’  kërcim i ëmbël!
Globin rrotullon në fluger pasioni 
Me sytë larushë qiellin përpin në kërcim -kërkim
Seç vallëzon mahnitshëm njomëzakja Sarah
Nga supet e brishta,  lulet e dëshirave
seç shpërthejnë aromë,
përqafim të jetës në vallëzim kërkon…
Ëndrra  ia vërtit krahët, këmbët në ajër,
herë zokth i plagosur, herë shqiponjë krekosur
flatëron drejt qiellit…
 
Magjepsje e kërcimit …  Pezull mbetet salla, 
Kape ëndrrën Sarah!
 
Shënim:  Çfarë sjell ëndrra e Sarah për lexuesin nga  autorja Fatbardha Behri Kaçi? Një vallëzim, një fluturim nëpër erë apo gërshetimi i hapërimit jetë me morinë e fjalëve që të mbajnë pezm?
Kjo është ajo që sjell autorja përmes vëllimit më të ri poetik, balerinën që ndjek valëzimin e tingujve dhe esencialen e shpirtit për të  pëvijuar mendimet, si memorie  dhe dëshirë e një bote plot dritë. Leximi i  këtij libri prek shume sentimente, tejçon pehashin e egzistenciales ngjyrë, qarkon hapësirën dhe kohën sipas dimesionit universal, por dhe deshifron eventualitetin  njeri me refleksionin e gjithë pasazheve që shoqërojnë të sotmen për ta trasmetuar të nesërmes.
 
Agron Shele, shkrimtar
 
 
 

Fatbardha Behri Kaçi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s