TRISHTIMI I GJETHES / Poezi nga Ajne Iberhysaj

 
Poezi nga Ajne Iberhysaj
 
 
TRISHTIMI I GJETHES
 
Këto ditë vjeshte
Trishtimi bëhet rreze e dëlirë
Ngadhënjen erës aty-këtu ndonjë gjethe.
Vetëm vjeshta, ndoshta, ndien dhimbje
Vetēm vjeshta përsëritet.
 
Mbi tavolinë më ra një gjethe
Ndoshta për ta mbrojtur nga stuhia…
Lehtas i largova nga faqet piklat e shiut
I putha buzët, ballin, trupin e ftohtë
I dhashë frymë nga mushkëritë e mia
Mallin ja ngroha me lotë mëngjesi
E ndiej njomështinë e saj.
 
Trishtimi, si anije që ngreh dallgë,
Si fëmijë qesh me sy drejt qiellit
Sa shumë u gëzova që më ngrohu trishtimin
Kjo gjethe që më ra mbi tavolinë!
 
Ç’të duhet parajsa, o engjëll?
Në tokë ke qilimim e dashurisë
Qiellin e ke dallgë të syve të mi
Fryma ime do të t’mbajë në ajër…
 
Vallëzo e duaje një shpirt fluture,
E ndiej ngrohtësinë e krahëve të saj.
Këtu e ke parajsën e përjetshme,
ashtu si qielli me yje, i murmurita.
Loti i saj puqet me buzët e mia
Ka gjithnjë një çast vjeshte.
 
Ndiej një fërgëllimë ere, trupin ma përshkoji një
valë e nxehtë vjeshte.
Papritmas gjethja ikën me erën…
E mblodha veten si një grusht gjethesh
Erë vjeshte fryn çdo ditë dhe ngreh velat e mia,
Ndoshta për të rizgjuar pranverën.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s