Kalendari poetik: Roberto Juarroz (1925-1995) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Roberto Juarroz
 
Kalendari poetik: Roberto Juarroz (1925-1995)
 
Poet argjentinas, u lind më 5 tetor 1925, studioi letërsi-filozofi dhe shkencat e komunikimit në Universitetin e Buenos Aires-it, më pas fitoi një bursë për në Universitetin e Sorbonës ku punoi si pedagog më pas. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë; ja dhe një prej meje në shqip:
 
 
NJË DASHURI PËRTEJ DASHURISË…
 
Një dashuri përtej dashurisë,
përtej detyrimeve të zakonshme,
përtej lojës së mbrapshtë
të vetmisë e të qënit bashkë.
 
Një dashuri që nevojë për kthim të mos ketë,
por as për nisje.
Një dashuri që të mos përballet
me shqetësime ecejakesh,
me netë pa gjumë dhe përgjumje,
me thirrje apo me heshtje.
 
Një dashuri me qënë bashkë
a mos me qënë fare
edhe për gjendjet
e ndërmjetme.
 
Një dashuri si hapje sysh
a ndoshta edhe mbyllje.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s