Kalendari poetik: Mila Kačič  (1912-2000) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Mila Kačič
 
Kalendari poetik: Mila Kačič  (1912-2000)
 
Data 5 tetor 1912 shënon lindjen e poetes dhe aktores së njohur sllovene Mila Kačič. Studioi për këngë dhe pianoforte në Konservatorin e Lubljanës dhe aktrim në Akademinë e Artit Dramatik, po në atë qytet. Në vitin 1998 u shpall qytetare nderi në vendlindjen e saj, Lubljana. Ja përzgjedhja ime nga shqipërimet që kam nga poetja sllovene:
 
 
MALLI…FJALË QË QAN
 
Në vitet e largët të fëminisë
për herë të parë e dëgjova.
Dhe me vete thashë:
Qenka fjalë që këndon!
 
Malli…
 
Mbi një gur ulur
pranë portit të vogël
mbi gurin e dashurisë
së takimit tonë të fundit.
Tani ia di asaj kuptimin.
 
Malli…
 
Si qafë gruaje
që e trishtuar ka ulur kokën,
këtu ndanë detit
një hardhi.
 
Ndaj e hidhur është verë e saj
dhe dielli kurrë s’ka për t’ia sqaruar
përsenë e kësaj shijeje të hidhur.
 
Pas kësaj hardhie
është shtëpia jote.
Pa ty.
 
Malli…
Fjalë që qan.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s