MONOLOG / Poezi nga Rita Hoxha

 
Poezi nga Rita Hoxha
 
 
MONOLOG
 
Kam mall për ty, o nënë
dua të të sodis me syrin shtegtar
si zogjtë që sodisin tërë
varret e kontinenteve
në shtegëtimin e tërë stinëve.
Jam këtu pranë teje… vështroj
mermerin dhe ca fjale të shkruara…
Kam mall për bisedat tona të lëna përgjysëm
si dy zogj pranë e pranë..
asnjëherë të çmallura.
Pa ty pemët janë pa gjelbërimin e duhur,
Pranvera nuk lulëzon, kur s’të kam pranë,
sythet e pemëve nuk kanë më atë hijeshi
dhe hëna s’ka bukurinë e dikurshme…
Vë dorën në këtë mermer dhe …….
ngadalë, ngadalë të ledhatoj,
tek fotoja jote malli shplodh, sytë…
Aty shoh si zgjatet dora jote,
Ja po tundem në prehërin tënd …
Në këngën tënde, në dashurinë tënde,
në mermerin e tërë deteve
që fshihet aty…
Kam mall… Ëndërrat më largohen
dhe malet më largohen, dhe deti më largohet,
dhe Dielli bën sikur s’më sheh…
Një bilbil të këndon me zërin e tij magjepsës
shpirtin tënd troket me cicërima
në emër të mallit tim që shkrin ajsbergët.
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s