Në ditëlindjen time… / Poezi nga Eva Kacanja  

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Në ditëlindjen time…
 
Ndër sy kam fytyrën tënde,
për herë të fundit,
Rozë,
si një trëndafil.
Sytë e tu,
mbyllur paqësisht,
dy botë të dorëhequra nga një univers i pafund dashurie,
që njerëzorët rrallë e kanë.
Aroma jote,
për herë të fundit,
Dehu qenien time,
Mbushi kraharorin,
çau zemrën,
Me një dhimbje pa kthim….
Lëkura jote e butë,
Dora e bukur,
gusha,balli,
Flokët e tu,
Për herë të fundit i putha me nga një çikë,
Me mall therës,
Kisha frikë mos mbaronin,
(Oh frikë naive e gruas-fëmijë!)
Doja të ngopesha me ty,
të merrja gjithçka tënden brenda ekzistencës sime të thyer.
Për herë të fundit të përqafova fort…
Ti qëndrove i ngrohtë,
Qëndrove gjatë i ngrohtë,
Bujar deri në fund,
Si një ëngjëll,
Si një babazot.
Ndoshta më ke marrë me vete ato çaste,
Siç unë të kam marrë ty,
Për herë të fundit,
Për të jetuar të dy,
Dhe ditët e mia,
Dhe jetën time!
 
Ta gëzojmë ditëlindjen Bab!
 
7 tetor 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s