Palcë me zgjim në tri kohë / Poezi nga Erina Çoku

 
Poezi nga Erina Çoku
 
 
Palcë me zgjim në tri kohë
 
 
PALCË
 
Ra hëna e u mboll pemë
u çuan pemët e shiut i shkuan në zemër.
Bie shi e hëna jote ther
mu në syth të ashtit tim.
 
2017
 
 
KOHË E THJESHTË NË TRUP TË PËRBËRË
 
Shkojmë drejt rrënjëve dheut poshtë
a kacavaremi degëve qiellit lart?
Cila pjesë shpërbëhet, cila mban fuqinë?
 
Drita në sy. Ti unë, unë ti.
Shpërthen nën rrënjë a lartohesh mbi krye?
 
Kjo jetë e vjetër për shpirtra të rinj
zgjatohet në kohën e shkurtër
e shkurtohet në ëndrrën e gjatë.
 
Dëgjoj diellin si rrjedh në enën e çarë,
jetën që mungohet me ikje.
 
Ndajmë dhimbjen, gjithçka bëhet e qetë:
Nuk vetmohemi në këtë vetmi.
Jemi vetëm.
 
2019
 
 
ZGJIMI
 
…bie nata në trup,
po asnjë andërr lundrimin s’e nis.
Ky ujë i fjetun asht zgjimi yt, o Zot!
 
2020
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s