Poezi nga Agim Desku

 
Poezi nga Agim Desku
 
 
ANA LIND
 
Çdo çast e them
Besa për çdo ditë të lume
A po ta harrojmë heroizmin
E betejave të kalueme
 
E për ty Anna Lind
Deri ku më shkoj harresa
Populli im e ke lavdinë
Edhe mbi vet perëndinë
 
Një nga një ferret mëkatare
Ia la relikte historisë
Le të merret bota
Me çmendurinë e Dantes
 
Dashurinë askujt s’ia fala
Pa qenë ti e lirë Ana Lin.
 
 
JU RRËFEVA MUZËS
 
Ju rrëfeva muzës dhe dy syve të mi
Ta duam Shqipërinë ma shunë se dashurinë
Shqipëri çdo çast të kam ëndêrrue në jetë
Me vite në zemër të kam fshehur
 
Me xhelozi të ruaj si diçka të vërtetë
Në shpirtin e gjyshërve përherë ke jetue
Si ma të bukurat ndër ma e bukura zonjë
Dhe unë aty të mbaj si të vetmën shqiponjë
 
Sa herë ju kam rrëfye diellit
Të më ngroh edhe me fjalën Shqipëri
Fjalën e kam përbe
Më e dashtë Shqipërinë me zemër
 
Ma shumë se dashurinë
Ju kam rrëfye edhe zotit tin
Të ma ruan Shqipërinë nga tradhëtarët
Dhe nga çdo mallkim.
 
 
YJET
 
A i meritoj yjet të zbresin
Në Pafajësinë e fjalës
Kur udhët ekzistojnë
Ndërsa unë të udhëtoj drejt diellit
 
Herë bëhem ankth i fjalës
Për plagët e jetës
Kur mbrëmjet me hënë
Më rrinë brenda fjalës
 
Mbrëmë më folen yjet
Edhe pse biente shi dhembjesh
Kur pikturoja mërgimin
 
Shpirti mu bë peizazh në zemër
Ç`lule u bë Erna
Më thoshte mikja
Dhembjes i besoj
 
Kur fjala shndërrohet në mëkate
,,Të njoh mes yjesh Erna’’
Një ditë kanë me u rikthye ëndrrat
Në sytë e diellit kam më të pa
 
Më e bukura e tokës dhe detit
 
Mos m`i thyeni ëndrrat
Ta shoh Shqipërinë e idilave të Naimit
Lë të thyhen vetëm gurët e Koshares
As telat e Lahutës se Fishtës most ë këputen.
 
 
TË GJITHË KANË NGA NJË FLAKË
 
Të gjithë ecin nëpër një flakë zjarri
Sikur jetojnë në llavën e çmendurisë së Etnes
Veç unë ju mbeta borxh etjes së luleve
T’i ujiti pak para se të mbytej Titaniku
 
Sot jam zënë me paburrninë e fjalës
Kur asnjëherë në të njëjtin njeri nuk rri
Ka humbur edhe tek unë vendin që kishte
Mbretëreshë ma të dashur kurrë s’kam pasur
 
Tani kam mbetur duke kërkuar flakën e diellit
Të shoh ma mirë apo të digjem krejt njëjtë është
Të di se dikush jeton me flakën e zjarrit që s’urren
E unë jetoj dhe vdes peng i fjalës që shëron dhembjet.
 
 
 
BURRËNIA
 
A po na rikthehet sërish burrënia
Dikur fytyra i vlente më shumë se ari
 
Nëse në sy s’kishte verbëri tradhëtari
 
Sot a na u rikthye prapê burrënia
Që dikur shquheshim pêr fjalën tokë
 
Shpirtin e matëshim me zemër të atdheut
Me ç’krenari shquheshim bijë të Skënderbeut.
 
 
SI T’I BESOJA KOHËS SIME
 
A t’i besoja dhe si kohës sime
Kur dëgjova pêrrallën për detin
Ia kanë pi bajlozët ujët pik për pik
 
Çudi si ia sheh fundin tani tërë bota
E shohin Titanikun e fundosur në fund
Por dhembjet titanikiane askush nuk ia di
Ato dhembje i përkasin edhe kohës sime
 
E kanë gjuhën e muzës së shenjtë të poetit
 
Erdhem në një kohë kur koha na mungon
Jetojmë me fjalën secilës nuk i besojmë
Para syve çdo ditë kemi plotë dashuri
 
Të varfër jemi kur na mungon dashuria e zemrës
Përrallë është jeta kur i mungon e vërteta
 
Sot më shumë më flasin ëndrrat së sa fjala
Ka vite që ia kam harrue bukurinë e saj hyjnore
Si jeton bota ma shumë më u ba përrallë së fjalë
Askush ma nuk e gjen bukurinë e fjalës
 
Nëse e kërkoni në dashurinë e çlirimtares
Vetëm aty e gjeni së bashku me betejat e lirisë
Dhe në gurtë e thyer të Koshares e në faculetën e saj.
 
 
 
SA LARG RRINË YJET
-Në ditëlindjen e 17 të nipçes, Ronit
 
Yjet edhe nga larg Shkëlqejnë
Veç zemrën ma bëjnë kryeneqe
Lotit nuk i vëj pikë
Edhe pse bëhem çelik
 
Burrënisë i rebelohëm
Për sa kohë sa jam larg yjeve
Mijëra vjet qëndroj larg dritës
 
Asgjë s’fitova nga lutjet
Edhe nëse jeta më mallkon
Pse pëllumbat fluturojnë pakthim
 
Dhe unë shtroj sofrën e bashkimit
Ngriti gotën për ditëlindjen tënde Roni.
 
 
EU SHQIPËRI JE BOTA IME
-Fishtiane
 
Të kam fjalë të fortë
Që s’ma lenë vdekjen më ardhë
Kur të të thërras në emër
Bërtas si i çmendur
 
Eu Shqipëri je bota ime
E di a s’e di
Jeta ime ishte ferr
Pa dashurinë tënde
 
Peng i fjalës mbeta tërë jetën
Për emrin që ta ruaja në zemër e shpirt
Edhe nëse kam vdekur ndonjëherë
Burrërinë ta kam rujtë të gjallë
 
Ti Shqipëri me jetue edhe pas meje
Eu bre sa herë m!’u bëre lot e gëzim bashkë
Veç të ti e kam ditur çka është besa
 
Njëqind herë më dëshirë vdekjen e dua
Së e pabesë mos me më dalë si thua
Shqip si përherë në Korçë më u këndue.
 
 
NATA E FERRIT APO DITA E LIRISĒ
-24 Mars 1999
 
Në kujtim të asaj nate të lirisë
Këtë natë të ferrit e ndamë me Danten
Dymijë vjet e ma shumë zgjati kjo natë
Sa shumë errësohej e ndjeja dritën agimit
 
Ndoshta pse u luta të mos ma vrasin tokën
Më duhej t’i dalë zot zotit të kësaj nate
Të pres vdekjen a të jetoj si çlirimtar
T’i shpëtoj dashuritë që kishin mbetur peng
 
Tani të shndërrueme në dashuri doruntiane
Këtë natë sa dëshiroja të isha mbret i lirisë
T’i kujtoja fjalët e Krishtit në ditën e gjykimit
Fali o zot bijtë e tu se s’dinë çfarë bëjnë
 
Më 24 mars 1999 e putha lirinë në ballë
Edhe sot si dje do ta kujtoj atë natë ferri a lirie
Secila kohë edhe nësër do të jetoj për atë natë
E pritnin qiellin e hapur në dhomën pa numër
 
Ramadan Buleshkaj ,Jehona,Sania,Arzani
Miliona sy u bënë dritare e jetës se re
Pëllumbat ishin strehu në ditarin e luftës
Me çlirimtaret e heronjve fluturuan kah yjet
 
Sërish na u kthye zoti ynë i tokës dhe qiellit
Më parë e harroi emrin se këtë natë të lirisë
Thonë së ujë fle e armiku s’bën kurrë gjumë
 
Më duhet të lutem për fisin tim të shenjtë
Ta shndërroj veten në luftëtar a Promethe.
 
 
TRËNDAFIL TETOVE
 
Të kam ujit trëndafil
me lotin e vashave të burimit
kur mbushnin ujë heroinat
Për t’u çmall nga betejat e lirisë
 
Ti e mendove së isha kalorës i huaj
Të huajt nuk e dinë ku rri vasha ime
As burimin ku e shujnë etjen çlirimtarët
Veç një emër që të mban në zemër e di.
 
 
EU Ç’PËRRALLË U BËMË
 
Njeriut të sotëm
Ia ndalojmë fjalën në fyt
Ende pa e çelur gojën
E përjashtojmë si jo besnik
 
Eu ç’përrallë u bëmë
A po kthehen kohërat e vjetra
A na vetë po i rikthejmë
 
Besoni ka vite që njeriu është i gjithëpushtetshëm
Ia ka marr pushtetin edhe vetë Zotit
Më s’çanë kokën për fytyrë
Se s’ka lindur në kohë të burrënisë
 
Njeriu i sotëm s’ka kohë për tokën
As për lulet a kanë ujë a s’kanë
Për dashuri as që dijnë së ekziston
 
Janë zënë me punën e djallit
Çdo ditë fluturojnë me Ufot
Për ta zënë kohën e tyre të vrarë.
 
 
TË GJITHË KANË NGA NJË FLAKË
 
Të gjithë ecin nëpër një flakë zjarri
Sikur jetojnë në llavën e çmendurisë së Etnes
Veç unë ju mbeta borxh etjes së luleve
T’i ujiti pak para se të mbytej Titaniku
 
Sot jam zënë me paburrninë e fjalës
Kur asnjëherë në të njëjtin njeri nuk rri
Ka humbur edhe tek unë vendin që kishte
Mbretëreshë ma të dashur kurrë s’kam pasur
 
Tani kam mbetur duke kërkuar flakën e diellit
Të shoh ma mirë apo të digjem krejt njëjtë është
Të di se dikush jeton me flakën e zjarrit që s’urren
E unë jetoj dhe vdes peng i fjalës që shëron dhembjet.
 
 
PLAS
 
Kam dashur me u rujtë nga djajtë
Dhe jo më u rujtë nga njeriu i sotëm
Le të plas secili që ecën
Nëpër tokën e heronjve të Shqipërisë
 
Tradhëtisht dhe me dy fytyra
E me njëqind lloje ngjyrash
Plas i them edhe vrasët të gjuhës se Naimit
Kur në të hujen bërtet deri në çmenduri
 
A nuk u ngopëm pesë shekuj ferri në robëri
Le të plasin e bërtasin e të bëhen errësirë e stuhi
E kemi pritë fuqinë e Rikthimit të Prometheut
Do të ndodh koha e bashkimit të Skënderbeut
 
Le të plas Evropa për Kongresin e padrejt të Berlinit
E unë eci i lirë Rrugës së Kombit tim veç me një fytyrë
Dhe kujtoj fjalët e babiit tim kur me thoshte
Bir njëherë të vie vera kah dera andaj merre!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s