Poezi nga Bilall M. Maliqi

 
Poezi nga Bilall M. Maliqi
 
 
KUJTESË
 
Eca përmbi heshtje
Të takoj tënden psherëtimë
 
Në mesudhë
U ula në pushimore të ofshamës
 
Pritja e puthi kohën në ballë
 
Derisa nëpër kujtesë
Kalëronin buzëqeshjet e harruara
 
Nëpër tëndin shtat
U ngjit si hije imi mallëngjim
 
Njëjtë sikur puthja
E shkrirë gjoksit të lumnuar.
 
 
BABËZIU
 
S’u ndalën të zezat
Nga njeriu i babëzitur
 
Ky Grykës i pangopur
Rrëmben gjithçka babëzisht
 
Nuk na kursen as shpresën
Ngjitur në bisht të ëndrrës
 
Ç’lakmitar i pashuar
Në shuplakë të kohës së pistë.
 
 
ÇMENDU I ÇMENDUR
(variant)
 
Nga ëndrrat e këqia
U çmende
 
Pastaj
Edhe gjumi (të) iku
Iu shtri trishtimit
 
Nga skenat e kujtesës
Prapë
E ushqeve çmendinë
 
Prandaj
Edhe njëherë
Çmendu i çmendur!
 
 
EJA SI HIJE
 
Kalo sikur hije
Nëpër udhën e ofshamës sime
 
Në këtë stinë
Ku shkunden frutat e pjekura
Sikur kujtimet e kalamendura
 
Po e bëre një thirrje
Fill do të përgjigjet
Një psherëtimë e gufuar
 
Kur të të pushtojë lodhja
Ulu në atë skaj
Të pushimores së shpirtit
 
Prandaj mos përto
Eja si hije
Udhës së ofshamës sime.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s