Poezi nga Inida Brahimi

 
Poezi nga Inida Brahimi
 
 
***
 
Qysh nga errësira e kohës
Do të doja të shkatërroja botën
Për të ndërtuar timen
Gjemëni një pasqyrë ku të sodis imazhin tim të dikurshëm ,
Imazhin tim të tanishëm
Një pasqyrë të pathyer….
 
Shoh ëndërr ?
A është në gjendje kjo ëndërr e shformët të diktojë një barazi të pranueshme mes dy epokave të ndryshme në një jetë të vetme ?
Oh…dëshira të pathëna në një teatër sentimental …
Gishtin mbi zemër
Çelësi në bravë !
 
Më ledhaton një frymë e këputur
Që shpejt më braktis si parfum
A jam gjallë ?
Tekembramja çdo gjë është braktisje
Qielli e lë detin
Gjethi e lë degën
E kështu me rradhë …
 
Ndërrohen stinët;
Kaltërsia rrëzëitëse e palëndë
Faqja e lakuriqtë e një muri qorr
Thuhet se vetëm mjellmat nuk tradhëtojnë
Dhe një amebë e rrallë
Vetëm ato nuk braktisin
Më gjeni një pasqyrë të pathyer
Të shoh veten përballë !
Në zemër gishtin
Çelësi në bravë !
 
 
***
 
O mall ,
Koha ikën kaq ngadalë
Si orë rëre që nuk ndal
Tejendanë bota më duket kaq e shkretë
E jeta pa ty s’është jetë
Si mund të jetë ?!
O mall ,
O malli im
Ka fjalë dhe heshtje që bëjnë largim
Ka buzë në qeshje që për harrim
Bëhen vetvete
Gjer në mbarim
Të kësaj jete !
O mall ,
E ti mendon se do ia vlente
Të jesh në jetë por jo gjallë ?!
O mall…
 
 
***
 
I shpirtit mes nesh ;
Uji i syve ,
Buka e gojëve ,
Dhe qiella e pacunguar e kraharoreve ,
Kaq shpirtërore!
 
E ti si shpendi i vetëm kalove ,kalove
Aq shumë udhë kaptove ,
Veç në mua si askund ,ndodhe
Aq i shpirtit !
 
Se unë isha maja e malit
me dëborë ,
Aq e shpirtit
Erdhe ti si dielli e më ngrohe
Bëre dritë !
 
Dorë për dore
Aq shpirtërore …
Pikë pikë si mjalta në palcë pikove,
Me ujin e syve ,
Thellë kraharore …
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s