Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
PËRBALLË DËSHIRËS
 
Përballë dëshirës e pamundësisë
veprim i dhunshëm më ndalonte
ky synim jo i natyrshëm
drejt teje më afronte
 
Bukuria jote mahnitëse
më bënte të të doja pa kuptim
më dërrmonte dhe trishtonte
më shtynte zemrën për ta humbur
 
Mos të merrja dot as frymë
të zhvendosesha në një klimë tjetër
ku nëpër rrugët e vështira të jetës
kufijtë e ndarjes janë të pamundur?
 
 
Për Ty
 
Të dha gjithçka nga vetja për ty
natyrën më intimen që e kishte
syri i zemrës notonte në thellësi
dashurinë në siperfaqe ta nxirrte
 
Nuk iu nda asnjë çast përjetimit
s’e shmangia do të thotë ndarje
dhe ajo nuk ishte diçka rastësore
shpirti i përshtatshëm bashkonte.
 
 
Në kujtesën e syrit
 
Në kujtesën e syrit më mbeti fotografia jote
e padamkosur në përjetimin deri në thellësi
me vështrimin e ngulitur të natyrës intime
lëkundet pareshtur , më tundon pa mëshirë
 
Kurrë s’do t’i ndahem atij shikimi që rikujton
atë çastin e lumtur që mbeti i pandarshëm
në fotografinë tënde, relikt, sa herë e shikoj
më rrëmben herë pas here, më jep kënaqësi.
 
 
Asnjë çast
 
Asnjë çast nuk do të tërhiqem prej teje
do të qëndroj i lirë nën shkëlqimin tënd
nga ti shembëlltyrë e qenies njerëzore
smira e urrejtja s’mund t’më gjunjëzojnë
 
E dua madhështinë,dashurinë e vuajtjen
rrugëve të vështira të jetës që na rrethon
e përshkohen prej frymës së përbashkët
pa veprim të dhunshëm jetën begatojnë.
 
 
TI FLOKËVERDHË
 
Mora shportën e thurur vjeshtake
t’i vilja kujtimet si frutat e pjekura
kurorën e artë nuk mund ta arrija
lart në maje të degës së stinëve
 
Ditët dhe netët sipas periudhave
i ndaja në të gjata e në të shkurtëra
çastet e lumtura i zgjonin kujtimet
ti flokëverdhë, si dielli shkëlqeje
 
S’je pemë që ndryshon sipas stinës
flokët e arta të fëshfërijnë si gjethe
asgjë s’mund ta vjelë natyrën intime
aroma jote më angështon në zemër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s