Kalendari poetik: Marina Cvjetajeva (1892-1941) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Marina Cvetaeva
 
Kalendari poetik: Marina Cvjetajeva (1892-1941)
 
Si sot, 129 vite më parë, u lind poetja ruse Marina Cvjetajeva. U lind në Moskë më 8 tetor 1892; babai i saj, Ivan Cvjetajev qe profesor i Arteve të Bukur në universitetin e Moskës, nëna pianiste. Për t’i shpëtuar terrorit të kuq, si bashkëshortja e një oficeri të ushtrisë së bardhë, emigroi në Berlin, pastaj në Pragë në vitin 1922; më pas me këshillën e komunitetit emigrant rus u transferua në Paris më 1925.
Duke menduar se i shoqi ndodhej në Rusi, (por në të vërtetë fshihej në Spanjë prej përndjekjeve) u kthye atje në vitin 1939 bashkë me të birin; e bija Ariadna, që ishte kthyer në vitin 1937, qe dërguar menjëherë në kampet e punës së detyruar. E internuan edhe poeten; e vetmuar, e shkëputur prej bashkësisë letrare, para se ta arrestonin për ta dërguar në gulagët e tmerrshëm, vari veten më 31 gusht 1941 te hyrja e izbës që pat marrë me qera nga dy pensionistë. Librat e saj qenë të ndaluar në ish Bashkimin Sovjetik; vetëm njëzet vite pas vdekjes së poetes u lejua botimi i tyre.
Disa poezi të zgjedhura të sajat i kam përfshirë në antologjinë e Poetëve Disidentë, që paraqiti vitin e kaluar në panairin e librit shtëpia botuese Jozef. Ja përzgjedhja e sotme:
 
 
SHENJAT (Приметы)
 
Si mali që dridhet nga shëmbja,
Gjithë trupin shëmb!
Dashurinë e njoh nga dhëmbja,
Gjithë trupi dhëmb.
 
Si fushën e madhe të hapur
Rrebeshi përlan
Dashurinë e njoh së largu
Kur e kam pranë.
 
Sikur vjen e rrëmon përbrënda,
Në palcë, pa turp.
E di, me gjakun lëviz ndër rrëmba,
Pastaj nëpër trup.
 
Hungërrin dhe krifën e saj tund
Si luftëtar hun:
E njoh, se besimin ta lëkund
ku besoje shumë.
 
Zëtrashë, zëhollë, ka britmat
Edhe ulurin.
Dashurinë e njoh nga klithma,
Jo! Nga drithma
Që trupin përfshin!
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s