Poezi nga Josif Gegprifti

 
Poezi nga Josif Gegprifti
 
 
Vargjet, pikturë e një liqeni me valë
 
Poezia si rrëfenjë, si një ëndërr,
që përshpëritet kudo e në çdo vend,
ku një zemër shprehet për një zemër,
e përcjell emocione anë e kënd.
 
Poezia një pikturë që flet,
një pyll, një natyrë e gjallë,
një peisazh ku një prrua zbret,
vargjet, pikturë e një liqeni me valë.
 
 
Pa titull…
 
Sytë u qeshnin kur u panë,
sytë lotonin kur u ndanë,
as u shanë e as u vranë
as lamtumirë njëri-tjetrit s’i thanë.
Po ku vanë, po ku janë,
po çfarë thanë kur u ndanë,
ah sa lotë nga sytë u ranë
e sa dhimbje që më s’u panë.
 
 
Hëna humbi rrugën…
 
Mbrëmë
kur rra nata,
pranë meje erdhe ti.
 
Në dritën e hënës
unë lozja me gërshetin tënd
dersia puthëm buzët.
 
Pastaj,
vumë re
se hëna e xhelozuar kish humbur rrugën.
 
 
Ti erdhe…
 
Ti erdhe
si një flutur që shpirtin më trazove,
Erdhe si një rreze dielli që shpirtin më ngazëllove,
erdhe si një ëndërr që gjumin ma prishë e fjalë dashurie në vesh më pëshpërisje,
Ti erdhe si vala e qetë e detit e vështrimin ma rrëmbeve agimeve e perëndimeve.
Ti ndriçoje rrugën ku ecnim të dy dhe aq dashurisht vështroheshim në sy,
dhe
shërove plagët e një shpirti të lënduar duke e nxjerë atë nga errësira në dritë dhe dritë të pastër i dhe atij shpirti,
nga shpirti yt i dashuruar…
 
 
Trishtimi shpirtin ma rrëmben…
 
Kur fryn era në një pemë,
Dhe gjethet ja rëzon pa mbarim,
Trishtimi shpirtin ma rrëmben,
Dhe zemra më rreh papushim.
 
Të shoh kur kalon para meje,
Me bisht të syrit më vështron,
Gjaku më lëvrin ndër deje,
Kur buzën e ëmbël kafshon.
 
Të shoh, si gjethe dridhesh
Dhe shpirtin ti ma trishton,
Ndoshta si unë ti ndihesh,
Sa herë që në rrugë më takon?
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s