Poezi nga Miltiadh Davidhi

 
Poezi nga Miltiadh Davidhi
 
 
FANAR
 
Jam fanar në dete shpirtërash
e u jap sinjale grimcave
të natës
dhe syrit të anijes tënde,
me dritën e trupit tim
që ndizet e fiket në perjetësi.
Jam këtu të të tregoj rrugën,
të orientohesh qartë
ujërave ku udhëton
me rrezikun e natës mbi shpinë.
Jam fanar
i pagjum si dhe vet dashuria,
meraku e mendimi për Ty.
 
 
VALA E DETIT TIREN
 
Si mëndafsh i butë, i rrallë
shtrhet përmbi zall të bardhë
me sa hijeshi e sa mall,
me sa dashuri e zjarr të valë.
 
Me temina zbukuruar ball
rrëshket e shkathëta ngjalë,
veshur me mëndafsh të rrallë
si gjethez shtrirë përmbi zall.
 
Po, po,e pafund si dashuria
thërmohet dëshirave të mia,
breg i mjer po vdes nga zilia
përmbi zall ku ndodh magjia.
 
Bëj të të kap me duar drite
si mijëra flutërza më ike,
dhe e zambaktë sërish me vjen
këtu, në bregun e detit Tiren.
 
 
LULE
 
Eci duke mbjellë lule
E ato më mbijnë
Ndër varre!
 
Shpirti im, loton e qan,
E ecën sërish,
E lule mbiell!
 
Vdekjen dot se shmangim,
Ndaj duhet të jemi të bukur
Në tokë e në qiell!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s