Mara Venuto (Itali) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2021 /   Përktheu nga origjinali Dashamir Malo

 
Mara Venuto (Itali) 
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Mara Venuto është poete, romanciere dhe dramaturge italiane. Jeton dhe punon në Jug të Italisë. Debutimin e saj e bëri në vitin 2008 me përmbledhjen me tregime të shkurtra dhe monologje me titull “Lexo mendimet e mia”, e ndjekur kjo përmbledhje nga disa romane dhe vepra të shumta si autore dhe bashkautore.
Ajo ka punuar me disa gazeta, duke shkruar për lajme, sport, kulturë dhe tema shoqërore. Redaktore dhe fantaziste në Itali, ajo ka redaktuar dhe mbikëqyrur botimin e disa romaneve të njohura.
Në vitin 2016, ajo publikoi monologun teatral Monstra (finalist në Mario Fratti Aëard 2014, një çmim i dramës italiane i dhënë në Neë York).
Ka botuar dy vëllime poetike me titujt “I papërshkueshëm nga uji” dhe “Ky pluhur shpërndahet nga era” (Enti botues @ Casa Editrice & Libraria). Vëllimi “I papërshkueshëm nga uji” në vitin 2014 u vlerësua me Honourable Mention në Piero Alinari International Poetry Prize. Disa nga tregimet dhe poemat e saj kanë fituar çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe janë botuar në antologji të ndryshme.
Në dhjetor 2016 Monologu i saj teatral Monstra, u vu në skenë me sukses nga grupi teatror Zërat e Detit. Drama të tjera të saj u vlerësuan me çmime të rëndësishme italiane dhe u vunë në skenë me sukses nga grupe teatrale. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në Poloni, Rusi, USA, Shqipëri, në Indi etj.
 
 
***
 
Përparon nata dhe thyen dhëmbët.
Një goditje dhe përsëri, në këtë kohë ujku
që përgjum gjenë e gjallë
ndërsa unë me sytë katër vështroj lart.
 
Fjalët janë gjëlpëra pastaj këngëza,
një lutje dorëzimi pa kushte
kërkon
sa dënime, cilat dashuri të shkëmbesh.
 
Ecim mbi tokë si krrimba të vegjël,
kemi besim
shpëtojmë po ne vetë
gërmojmë qorrazi derisa ja deti.
 
Çfarë mbetet nga vrima pas goditjes së fundit
të lopatës,
në dheun e hapur para se fara të bjerë?
Një tjetër stinë për të na thënë çfarë bën,
drita e agimit e njohur prej kundërmimit.
 
Në lëkurën e braktisur të gjarprit
gjendet jeta e një moshe të pjekur.
 
 
GJUHA E QYTETIT
 
Nëpër ura fillimi ndërmend fundin,
vargu fillon atje ku mbrin,
në mes drita bie dhe
struket në prehrin e nënës.
Nuk ka rritur bij, i ka lënë në terrin e rrugës
në flakët e vatrës, më i egri prej vatrave.
Ata jetimë dashurojnë si Zoti vetë,
nuk mbajnë mend, mëshirojnë,
shkrujnë mbi pluhur gjuhën e qytetit.
 
 
***
 
Shndërrohemi në deltë lumi
në fjalë të hedhura në shtatë pika të horizonitit
peshkim i humbur ku
askush nuk dëshiron ta kërkojë.
Mban fjalë zie
goja që mundet dhe nuk di t’a thotë,
një ngjalë kujton, gjigande dhe e ngushtë
kur kalon mllefi i pashpallur mes duarve.
 
Vetëm, mbi moçal rend
një burrë, peshkon krimba të brishtë
në më të shumtën e kohës gjuan arin dhe armiqtë
duke u hedhur nëpër gropa.
 
 
***
 
Bie nata në rruginën e ngushtë
ku kalohet si shenjetorët
me krahët e dorëzimit në kryqin e gjoksit.
Kundërshton ndjenjën e panevojshme
poshtë zotërisë që thotë falenderim ose vdekje.
 
Zbulon jetën duke u zhvendosur nga një vend në tjetrin,
në qorrsokakun e deriçkës së fshehtë të detit.
në zbrazëtinë e kësaj që ka qënë
kur askush nuk kishte një emër,
emrin dhe kush e quan,
të pafajshëm në barkun e nënës.
 
 
***
 
Zëri ynë është shkruar në muret e qytetit
jehona është një hije prej uji të rrafshët
dëgjojmë të moshuarit për të na dhënë të drejtë
tek njëri tjetri shfaqet një dashuri
e padukshme që netëve lind heonj.
 
Në gjumë drita e zbehtë në ballkone
është është një projektim i flokëve të virgjër,
një zonjë braktis veten mbështetur në kripën e detit,
por askush nuk e lut.
 
Besnikë të riteve të thella nyjet e padukshme
zbresin në ezofag dhe shfaqin jetën kështu siç është,
një komplot i qëndrushëm i viteve që ikin rrufe.
 
 
***
 
Kërcëllitja mbi shina dhe gjuha e të gjallëve,
poshtë karrelit të ndryshkur ku nuk vlejti as udhëtimi
që bëmë.
Të vdekurit kanë frikë, janë hija e të harruarve
pushojnë atje ku nuk ndjejnë dhe nuk dëgjojnë,
hapësira e tokës është e ngushtë, si krahu i një fëmije
të mitur.
 
Ajri që kalon ngjall besim, dhe nxehtësinë e ujit në ballë
në dimër ngrin shiroku, mundi është një faj
mbi copat e çelikut duke na pasqyruar ashtu siçjemi.
 
 
***
 
Nuk ka rrugë që të mund të më lidhi me qytetin
në rrokje që mbarojnë. Ushtrime të panevojshme
fjalët e pakta të ligështisë sime,
paftësi për të thënë atë që do të duhej,
një frymëmarrje pa gulçime. Më kujtohet
kur në agshol ktheheshim në port
vagona të salduar me çelik në trupin e nënës.
Binarët e hekurudhës i vështronim nga lart,
krahë dhe këmbë të shtrembëra,
gjymtyrët e një shpirti që shkëputen.
Vitet duhet të na bëjnë të ndjehemi të plotë,
dhe nuk ishim më ne,
ishim të tjerë.
 
Përktheu nga origjinali Dashamir Malo
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s