Rainer Schulte (SH. B. A) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu nga origjinali Gjekë Marinaj

 
Rainer Schulte (SH. B. A)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Rainer Schulte është i njohur në letërsinë e sotme Amerikane si poet, përkthyes, dramaturg, eseist e kritik letrar. Pas mbarimit të studimeve në filozofi në universitetin e Gutenberg-ut në Mainz, ai studioi edhe për piano në akademinë e famshme të muzikës të Darmstadt-ut. Doktoraturën (Ph.D.) në Letërsinë Krahasuese e fitoi në Universitetin e Michigan-it. Schulte është drejtori i Qendrës së Përkthimeve Letrare të Amerikës dhe redaktor i revistës se njohur “Translation Revieë”. Krahas punës si profesor i Arteve dhe Humanizmit ia ka arritur t’i japin letërsisë botërore disa vepra letrare shumë të rëndësishme të krijimtarisë së tij.
 
 
NJË DALLGË NGA OQEANI
 
Dallgët e oqeanit
qenë më të qeta se
ritmi i trupave tanë.
Asgjë nuk pat humbur
për njëzet vjet.
Ne vibruam tek nata
të pavëmendshëm ndaj britmave të oqeanit.
U ngritëm nga e kaluara
për te kjo natë
e cila u bë nata e të gjitha
netëve të kaluara.
Trupat tanë i shtynë dallgët
si era
mbi lëndinat e gjelbëruara.
 
Nuk bëmë asnjë pyetje.
 
E kaluara përsëriti veten
në qarkullimin e gjakut tonë:
natyrale dhe e fortë.
 
Ju ngjallët fortësi tek unë
duke shtrirë trupin tuaj
për te mëngjesi.
 
Delikatë në shpresat tona
zbuluam vazhdimësi në
lumin e trupave tanë.
 
Dhe tani
unë kërkoj gjithkund
pika presioni pa ty.
 
 
JETË NATE
 
Telefonat
nervozizmi i tyre
ndërpritet në veshë.
 
Nata pret koka
vikatje zërash
të futura nga dreka
për tek pasditja.
 
Askush nuk flet
përveçse kimia
                e gjakut tonë
ndërkohë që hëna dhunon
             trupat tanë.
Meshtarët
tepër të dobët të lakuriqësohen
fshihen mbas mëkateve
të fetarëve.
Ata nuk kanë njohur kurrë
uri
                  në gjakun e tyre
dhe nuk kanë dëshirë
                 ta kthejnë ujin
                            në verë.
 
 
POEZIA LAKURIQE
 
Sytë e mi
të kanë zhveshur ty
gjatë gjithë ditës.
 
Trupi yt
një gjeografi
që gjuha ime
akoma s’e ka eksploruar.
 
Netët
e trupave tanë
janë pa kufi.
 
Asnjë barrierë
s’na e përmban dot
rrjedhën e lëngjeve të gojës.
 
Unë të prek thonjtë e këmbëve
një tërmet
vërshon nëpërmes shalëve tuaja
tek trupi yt.
 
Më thatë:
e dua trupin tënd.
Skuqja ime
bëhet me e kuqe
se gjaku ynë.
 
Gjuha jote
shpon qiellin brenda meje
unë ngre
dallgët e oqeanit.
 
Trupi yt
vibron
madje dhe pas largimit tim.
 
Në tavolinë
brenda teje
unë vendos
të jetoj.
 
Të gjitha ëndrrat e mia
janë mbushur me ritmet e tua.
Gishtërinjtë e mi
të krehin ty
nga brenda.
 
Trupi yt është i pashtershëm.
Frymëmarrja jote mbush
hapësirën e natës.
 
Duart e mia mbajnë mend
lëkurën tënde
më fort se poezinë.
 
Hëna e plotë
mbolli pangopësinë
në thithat e tua.
 
Shija e tyre
ushqen gjuhën time
më gjatë se kujtimi
i verës.
 
Gjuha ime
një pendulum
mes thithave.
Trupat tanë takohen—
ata i japin natës frymën
e pafundësisë.
 
Pastaj dielli
heziton
para se të ngjitet
mbi horizont.
 
Kur të tjerët përdorin
parfumin tuaj
unë të zhvesh ty.
 
Historia e prekjes sate
mund të shkruhet vetëm në lëkurë.
Netët zgjerojnë
dëshirat tona.
 
Unë u zgjova
vetëm në shtratin tim
me sisët e tua në duar.
 
Harqet e trupit tënd
janë më jetëgjatë
se katedralet.
 
Trupat tanë flasin
sapo buzët tona
u mbyllin gojën fjalëve.
 
Midis meje e teje
ka vetëm një ritëm.
 
Kur ti hap veten
diga fillon të thyhet
dhe furia e ujit
ushqen flakët e mia.
 
Brenda trupit tënd
nevoja për të shkruar poezi
venitet.
 
Trupi yt
është oqean.
Asnjë anije
s’ka për të arritur kurrë
bregun tënd.
 
Vendet
ku dita dhe nata
u shndërruan në zjarr
na ndjekin pas.
 
Kur ti vure
duart në trupin tim
bota krijoi një gjeografi të re.
 
 
ËNDRRA
 
Tonet vikatëse të dritës
rrëqethën në sytë e mi.
 
Unë përkëdhel zagarë
që vrapojnë pas meje
dhe kurrë nuk më arrijnë.
 
Dy duar të rënda prej guri,
të gozhduara në një ajër gërvishtës,
presin për gjilpërat e shkëlqimit të diellit.
 
 
Përktheu nga origjinali Gjekë Marinaj
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s