DORA E ZOTIT… / Poezi nga Zyba Hysa

 
Poezi nga Zyba Hysa
 
 
DORA E ZOTIT…
 
Oh, ç’tmerre,
Ka provuar ky vend!
Sikur të ishte djegur në zjarr xhehenemi,
Sikur të ketë kaluar nëpër shtatë ferre,
Kur përpos tjerave,
I pakrahasueshëm me asnjë tmerr,
Ishte përdhunimi i femrave,
Për të ndryshuar racën tonë të artë,
E për fat të keq,
Ka mes nesh ka, gjysmakë!
Ndaj sot është mbushur vendi me;
Filo – grekë, filo – turq,
Filo – serbë, filo – italianë….
Dhe të gjithë “filot” në zyrat e shtetit,
Në kolltukun e mbretit,
Si shushunjat pinë gjakun tonë,
Me pangopësinë barbare,
Rrëmbejnë,
Dhe kafshatën e fëmijëve tanë!!
 
***
 
Ne jemi popull i lirë,
I lirë është ai që n’shpirt s’ka urrejtje!
Ndaj kushto q’erdhi n’pushtet,
Punoi qindin me ne:
Na ndërruan Besimin,
Sigurisht edhe Emrin,
Na lanë dhe pa Besim,
Popull jetim!
Na rrëmbyen Pronën,
Na e shitën si ta kishin Pronën e vet,
Vetëm e vetetëm,
T’na shnërronte një popull që urren!
 
Mallkima më e rëndë për shqiptarin,
Ka qënë: “Tu ndërroftë emri!”
Se emri tregon Besimin,
Ndaj Perëndisë dhe Prindit!
Kështu u thoshte dhe nëna ime,
Kujtdo që i binte në qafë me pa të drejtë…
Se kushdo që të detyron këtë gjë me e bërë,
Ose të ka shkelur…
Ose do të shkelë me këmbë…!
 
Kjo gjë nisi me vdekjen e Skënderbeut,
Kur turqit edhe pemët i dogjën,
Edhe gurët i shkërmoqën,
Edhe njerëzit i përndoqën!
Disa ikën nga sytë këmbët,
Të tjerë, falë maleve që i futën në gji,
Sot s’do të kishte më shqiptarë,
As Shqipëri!
 
Këtë gjë bënin dhe grekët,
Nga Aleks – në Aleksis,
Edhe serbët,
Nga Lazar – Lazaroviç,
Kështu edhe italianët,
Nga Alban – Albano…
Na përndoqën… masakruan,
Na ndërruan Emrat, Besimin tonë Krishter
Me Fetë e zëvendësuan!
Por shpirtin… atë shpirtin tonë fisnik,
Atë pjesë të qënëjes sonë,
Q’na e dhuron Perëndia qysh në ngjizje,
Mbeti pa përzierje…!
 
Ne kurrë urrejtjen se bëmë mike,
Dhe kriminelin e lamë n’dorë t’Perëndisë,
E pse ai ka bërë masakra e kemi derdhur gjak,
Me dufin e shpirtit themi:
Perëndia marrtë hak!
 
Mos vallë Perëndia ka qenë n’gjumë!
Mos vallë ti, o popull ke duruar shumë!?
Mos ka ardhur koha të dalësh nga vetja!
Dhunuesi të qëllon së pari, falja,
Për së dyti mbaji dorën!
Po na qëllojnë ndër breza,
E përsëri urrejtjen s’e afrove tek vetja!?
“E gjeç prej ndonjë tjetri” – Mallkonte nëna ime,
Kujtdo që i binte n’qafë me pa të drejtë,
“Se s’dua të fus shpirtin në gjynah”
Dhe më thoshte shpesh:
“Kur të sulmojnë njerëzit, lerë në dorë t’Zotit,
Ai i thyen hundët dhe më të fortit”!
 
Ndaj kemi kthyer sytë nga Amerika e të parëve,
I pari president ka lënë amanet;
Kujdesin ndaj shqiptarëve,
Për të çuar n’fund amanetin e Skënderbeut:
“Te gjithë në këtë botë të jenë të barabartë…
Mes të barabartëve”!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s