Kalendari poetik: Eugenio Montale (1896-1981) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Eugenio Montale
 
Kalendari poetik: Eugenio Montale (1896-1981)
 
12 tetori është data e lindjes së Euxhenio Montale-s, poet dhe shkrimtar i njohur italian. Shkollën e mesme e mbaroi për llogaritar, por sado që ishte dhe shëndetlig, lexonte shumë letërsi, p.sh., Dante, Petrarca, Boccaccio dhe sidomos D’Annunzio, që ishte i parapëlqyeri i tij. Vendosjen e fashizmit e priti si kundërshtar; qe njëri prej atyre që firmosën Manifestin e Intelektualëve Antifashistë. Sot, me qënë antifashist, të marrin për komunist, por antifashizmi i Montales nuk qe nga qëndrime të majta, filo komuniste; ishte aristokrat ai dhe nuk mund ta pranonte kurrë rrafshimin e mendimit të njëjtësuar për të gjithë. Në vitin 1975 fitoi çmimin Nobel për letërsi; në motivacionin e dhënies së çmimit thuhej: “Për poezinë e tij të veçantë, në të cilën me ndjeshmëri të lartë artistike shpreh vlerat njerëzore për mundësimin e një jete pa iluzione.”
Kjo është përzgjedhja ime në 125 vjetorin e lindjes së nobelistit të shquar italian:
 
 
MBRËMJE PASHKE
 
Në televizor
këndonte Krishti në kryq si tenor popi,
si të kishte të prera barku.
Sapo qe tunduar pak më parë
prej djallit stisur si femër lakuriqe.
Kjo është feja e shekullit të njëzetë.
 
Ka të ngjarë nata e shën Bartolomeut
a bisht i këputur i një hardhuce
të njëjtën peshë paskan
në Ekonominë e Shpirtit
që mbi parimin e Mospërfilljes mbështetet.
 
Por duhet thënë, ndoshta nuk është e vërtetë
duhet thënë se është një rrenë e madhe,
pastaj do të shohim çka ndodh.
Ta mbyllim videon njëherë.
Pastaj të përkujdeset kush mundet
(nëqoftëse ky “kush”
ka ndonjë farë kuptimi).
Ne s’kemi për ta marrë vesh.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s