Kalendari poetik: Juan Gustavo Cobo-Borda 10 tetor 1948 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Juan Gustavo Cobo Borda
 
Kalendari poetik: Juan Gustavo Cobo-Borda 10 tetor 1948
 
Poet, gazetar dhe diplomat kolombian, sot më 10 tetor mbush 73 vjeç. Poezitë e tij të para, si rrëfen vetë Juan Gustavo, ishin thjesht kopje të dobta nga Neruda, kurse librin e parë, gjithmonë sipas tij, e botoi në vitin 1974 me paratë që i mori hua nga e shoqja. Më pas, kishte një librari të vetën në qendër të Bogotas, u bë botues dhe u emërua n/drejtor i Bibliotekës Kombtare.
Në vitet 1975-83 shërbeu si atashe kulturor në ambasadën e Kolombisë në Argjentinë, Madrid dhe ambasador në Athinë. Librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë; ja njëra në shqip për sot:
 
 
ETHE
 
Kokën dëng me femra e kam.
Të gjitha të marra.
Aq të dëshpëruara të gjitha
sa me muzikë mbështillen
dhe deri sa gdhin vallzojnë.
Nga jashtë, e mbajnë veten.
Nga brenda, prapësi që s’t’i rrok mendja
veç të përkunden në lumturi.
Më ënjten rrëmbat
kur mendoj si këlthasin,
si qeshin,
si luajnë me zjarrin,
kur lenë derën hapur
për t’u zhgërryer nëpër baltë
kur nga vetja dalin, pastaj kryelarta,
të panjollosura dhe të dlira si manjoliet.
Magjistare të gjitha,
në një potere të gëzueshme.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s