Tich Nhat Hanh
Kalendari poetik: Thích Nhất Hạnh 11 tetor 1926
Sot është 95 vjetori i lindjes së Thích Nhất Hạnh, murg budist, poet dhe veprimtar vietnamez për paqe. Gjatë luftës në Vietnam e kanë arrestuar dhe torturuar si në Vietnamin e Veriut ashtu dhe në Vietnamin e Jugut. Në vitin 1967, kur ndodhej në SHBA u njoh me Martin Luther King, të cilin e propozoi për çmimin Nobel për Paqe. Pas dy vitesh u detyrua të mërgonte dhe krijoi Delegacionin Budist për Paqe, që mori pjesë në bisedimet për paqe në Paris. Pasi u firmos paqja, qeveria komuniste e Veriut nuk e lejoi të kthehej në atdhe…
Ja një poezi prej tij:
FYTYRËN MES DUARVE
Fytyrën mes duarve mbaj;
jo, jo, nuk po qaj.
E mbaj kështu fytyrën
që të ngroh vetminë:
duart mbrojnë,
duart ushqejnë,
duart pengojnë
shpirtin tim të jetojë
në tërbim.
© shqipëroi Maksim Rakipaj