KËRKOHET MIGJENI (NË 110 – VJETORIN E LINDJES SË MIGJENIT TË MADH) / Poezi nga Nikolla Spathari

 
KËRKOHET MIGJENI
NË 110 – VJETORIN E LINDJES SË MIGJENIT TË MADH
 
Lyeësi në kishë
Vazhdon të mallkojë fjalët e priftit nen zë,
Është po ai lypës dhe po ai prift,
Vetëm Migjeni s’është më.
 
Sokratë të vuajtur
Dhe derra të kënaqur
Në çdo kthesë rruge takon,
Ata të gjithë si atëherë,
Vetëm Migjeni mungon.
 
Punëtori i papunë
Atë grushtin e fortë kërkon
Pëesëri, duke pritur,
Që t’i bier malit, se mali është aty,
Vetëm Migjeni ka ikur.
 
“ Pak dritë,pak dritë… “,
Një qiri i ndezur
Është refreni,
Errësira ka mbetur errësirë,
Nuk është vetëm Migjeni.
 
Ende mjerimi
“ Fytyra të zbehta
Dhe sy të jeshilta “ rrëfen,
Ju vite, që s’na dhatë asgjë,
Na jepni, sëpaku, një Migjen.
 
 
 

Nikolla Spathari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s