Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
ËNDËRRIMI
 
Sa herë të kam ëndërruar !
Fantazia ime çelej si flutur bardhësie,
Mbi kurmin tënd ,
mbi lëkuren e roztë,
me kërshëri dhe imagjinatë djalërie.
 
I pazoti pushtoja hapësirat
duke rithurur një botë me çudira,
ku askush nuk hynte.
Gjeje portën vetëm ti,
duke ecur si hyjni
dhe duke ndezur dëshirat .
 
Sa herë të kam ëndërruar !…
Kjo jetë e ashpër na largoi
drejt një jete pa kthim
e përsëri, e përsëri ndërgjegjes sime
ke ngelur,
Me lekuren e roztë të ëndërrimit tim.
 
 
GRUA !
 
Pyes veten, ndoshta me mendesi të huaj,
ndërsa e dobët shpresa thellë me përpëlitet,
E dashur ! Vërtet dashuria kthehet shkak të vuaj,
kur asgjë nuk kthen, kur asgjë nuk përsëritet.
 
Kam frikë se është e vërtetë çfarë dua të di,
ende më tepër ul përuljen duke të kapur për dore,
sepse gjuha e heshtjes të vret gjithnjëlloj, gjithsesi
duke rrokur shpirtit format më foshnjore.
 
Ironia, si kupa e verës me dehje mi ngacmon hiret
duke fshehur te buza jote nënçmimin s’do mend,
kufijtë e jetës mi mbyll dëshires që përvidhet
midis zambakëve të syve e djallëzisht më çmend.
 
Te paqja e heshtjes , kuptoj fytyrën e luftës,
këngën dhe ankthin, delirin përtej agonisë,
vdekjen e burrit në çastin kur e drejta rreth gushës
me prangos e nënshtrimi me privon prej lirisë.
 
Mureve të shpirtit përplaset vetëm heshtja,
Unë i pabese me nektarin e buzëve të tua,
jehonën e brengës tënde e dëgjoj këngë dhe vjersha
dhe kërkoj përjetshëm të jesh ajo që dua.
 
Nuk e di përse ndjehem “ vrasës “ i pafajësisë
kur mendoj i qorrtë, se jam thellësisht i lumtur,
ngrej denimin ndoshta kur mendoj se shpëtoj
në çastin e përhumbjes, por s’jam edhe i humbur.
 
 
VARGJE PËR HESHTJEN
 
Vëreja në heshtjen prapa shtëpisë sime,
nje lule që fshihej, dëgjoja edhe nje zë,
nuk e dija nga vinte, pëshpëriste me dhimbje :
-Oh, unë e di, ai s’ kthehet më!
 
Dëgjoja mbi degët e ndera të një fiku
harabelin që midis degësh folenë vë,
sqeponte një frut e pëshpëriste i pikur :
-oh unë e di , ai s’kthehet më !
 
Doja të më ndjenin, tu flisja trishtimit ;
Ç ’të bëja me lulen, a donte pas vitesh
ta këpusja dëshirash ? Po zogu i dimrit,
a mundej sërishmi të ndillej thërrimesh?
 
Dëgjoja në heshtjen prapa shtëpisë sime
Vullkanin e shpirtit që kurrë nuk fle,
shikoja fantazmën e jetës që bridhte,
vibronte, sfumohej e pastaj s’dukej më.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s