Poezi satirike nga Nehat Jahiu

 
Poezi satirike nga Nehat Jahiu
 
 
NA E BËN DIMRIN VERË
 
Kur vjen dimri e bie vera
Mblidhen njerëzit në oda
Pijnë një shishe çaj rusi
Fjalën na e merr Lalushi
-Pa dëgjoni, o milet!
-Fol,o zoti deputet
-Për sa kohë më keni mua
Qofshi burr
A qofshi grua
Do jetoni në Liri
Në bollëk demokraci
Do keni dhe ca uri
Uri dhe varfëri
Po njeri s’do t’ia dijë
Kur larë përmi kryet e tij
Ka pra një njeri me ment
Ka një goxha deputet
Zoti ua bëft kësmet
Veç dëgjoni
Mos lejoni
Që disa palo milet
Ta hedhin
Me këmbë përpjet!
 
 
ASGJË BOTA NUK HUMBET
 
Një gjë bën ,
Një tjetër, thotë
Pa po mburret
Edhe thotë:
-S’ka or s’ka, si unë në Botë,
 
Po të jetë kjo e vërtetë
(Ishalla kështu të jetë)
Bota asgjë nuk humbet.
 
 
PLESHTPI DHE JORGANI
 
Dajë Hardhuci ,i shkreti
Në mend të miletit mbeti
Se njëher prej mukajetit
Për të shpëtuar prej pleshtit
Dogji jastëk dhe jorgan
Por e qeshën dhe e shanë
Sepse pleshti gjallë mbeti.
 
 
FIKU
 
Shpejt e shpejt ky lum miku
Na iu ngjite majës te fiku
Falë shokut,
Falë mikut.
 
Veç një gjë ti mos harro
Kur të shembesh prap mbi dhe
Sa më lartë të jesh ngjitur
Aq më shumë do të thërrasësh
Do bërtasësh…
 
 
KAÇURRELE, KAÇURRELE
 
Kaçurrele, kaçurrele
Ti siç ishe .
Ashtu ngele
Në shkollë
Një herë s’shkele
Vetëm flokët
Ç’mi përdredhje
Buzët,
Faqet
Seç mi lyeve
Po kurkujt nuk i pëlqeve.
 
 
TË QESHËN, TË BËNË NUSE
 
Të qeshën, të bënë nuse
Të dhanë byzylyk gushe
Pa të çuan jashta shtetit
U bëre gaz i miletit
Se harrove moj e shkretë
S,ka në botë si vendi i vet.
 
 
DEMOKRAT, ARISTOKRAT
 
Ti më hiqesh demokrat
Demokrat aristokrat
Po ç’e do se spaske fat
Sepse shteti dhe mileti
Kur fiton demokracia
Thërrasin me zë të lartë:
-Demokratët ,aristokratë
Që ke rënë në korrupsion
Për millet më nuk mendon.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s