Aleksia Athanasiu (Greqi) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu nga origjinali Vangjel Zafirati

 
Aleksia Athanasiu (Greqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Aleksia Athanasiu është korfiate dhe banon në ishullin e Feakëve. Ka botuar dy romane fantastiko-shkencore si dhe dhjetra tregime të tjera të publikuara në revista të ndryshme.
Shkruan poezi dhe ka botuar vëllimin poetik me titul: “Të muzikës e të Erosit” i cili qarkulloi në vitin 2019. Poezi të saj janë botuar në periodikë letrarë e janë përfshirë në botime antologjike.
 
 
POEZI HIGHLANDER
 
Pa zhurmë,
Poezinë Highlander
të kërkosh,
atë që me frymë të pavdekshme,
(si heronjtë flokëgjatë edhe profetët)
gjithë të tjerat duke mënjanuar
-Poezi Shpatë-
e vetme do sundojë
në universin e trurit tënd.
 
 
“STARRY NIGHT”
 
Netëve plot yje
Vincenti
viziton muzetë,
i qetë të shijojë
pikturat e tij.
“Ndonjë natë” u thotë
“një plumb do derdhë tek secila nga ju”
(nënshkrim i pashlyeshëm)
gjithë artdashësit (dhe përtacët)
diçka nga dhimbja ime
të ndjejnë –ndërsa përjetoja-
rrënimin tim.”
 
 
MËKAT
 
“Flauti Magjik”
në shtëpinë tënde ti jehoje
luksit,
ty, duke pirë METAXA shtatëyjesh
në plogështi të dëfresh
shijet e tua të holla
(në muzikë, mobiljet, konjakun…)
dhe – në të njejtin moment
diku në Kohëhapësirë-
Moxarti të hidhet
në një varr masiv
të Vienës
sikur të qe një i panjohur
ose, kriminel.
 
 
TË THJESHTAT DËSHIROVA…
 
Të thjeshtat dëshirova, njerëzoret,
të bëjmë dashuri pranë oxhakut
(në prush kënaqësitë shpërthejnë bashkë me gështenjat)
me puthjet tona shije çokollate dhe konjaku
dhe sensual në radio të dëgjohet zëri
i Sergio Endrigo
duke interpretuar La rosa bianca.
 
Të thjeshtat dëshirova… njerëzoret…
por Ty,
Burrëror e i Armatosur
-si Kuazari më i shndritshëm duke ndritur-
u ngjitesh shkallareve nga Rapsoditë e Iliadës.
 
Përktheu në shqip Vangjel Zafirati
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s