Alfredo Vasco (Itali) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu nga origjinali Dashamir Malo

 
Alfredo Vasco (Itali)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Alfredo Vasco jeton në teatër. Aktor, regjizor, autor. Teatri e çon drejt shkrimit, tek historia, tek poezia. Gjithçka bëhet esencë. Gërshetim. Etje. Tekstet e tij teatrale botohen në Shtepinë Botuese, “Tabula Fati” dhe në revistën “Sipario”. Ndërsa poezitë dhe tregimet e tij botohen nga revista “La Valisa”. Do të qarkullojnë së shpejti përmbledhja me tregime të shkurtra, “50 tregime të shkurtra…. përfshirë vdekjen” dhe përmbledhja me poezi “Schiumaglia di vecchio”.
 
 
VEZULLIMET E FËMIJËRISË
 
Vezullimet e fëmijërisë rishfaqen në sipërfaqe papritur
Nata ndriçohet nga aromat
Harroje.
Dhe mandej e gjej veten duke numëruar rrudhat
Lagur
nga lotët e nostalgjisë.
Pëlhura të bardha
kundërmimi i etheve
çarçafët që njohin hirin
fiqtë për t’u vjedhur.
Dhe dielli.
Që lufton me blunë e qiellit
në një zdërhallje ndijimesh.
Një qime në gojë.
Jargët e një kërmilli.
Prapa shkurreve të detit.
Për t’u sajuar.
Si një ninan – nana.
Qumyri i Befanës.
Kalon treni.
Dridhen xhamat.
Dridhet plaku.
Dhe ethet e bajameve më bëjnë të injoroj dhimbjen.
Pastaj vijnë Krishtlindjet.
Lëvoret e mandarinës.
Baba, nuk është vetëm një ëndërr.
Minierat e Belgjikës më kanë kthyer prapa në kohë.
Me faqen të nxirë me qymyr.
Nëna mbyll derën.
Këtë natë nuk do të mund të fle me të.
Dhe unë rend midis kundërminimt të luleve
të mandarinave.
Dhe midis këmbëve të mia shpërthen dëshira.
Motra ime ka njolla gjaku në të linjta.
Iki. Ia mbath. Ia mbath!
Tuneli më përpin.
Si një dhimbje stomaku
Që më kthen në të tashmen.
Ku mbretërojnë mungesat
Dhe e qara.
 
 
NË VEND TË KËSAJ UNË HEQ DORË
 
Shpirti im i trazuar digjet natën
Akrepi i orës tre më mbërthen
Tek llogaridhëniet
Buxhetet
Bashkëtingëlloret cijatin
Si kthetra
E nesërmja më pret
Mizore
E pamëshirë
Drita e ditës ndodhet prapa qoshes
Mund vetëm të djersijë
Ftohtë
Me mbyllë sytë nuk vlen
Nuk ia vlen të gërthas
Përkundrazi i dorëzohem jetës
Frikaman.
 
 
MOSHA E DHEMBSHURISË
 
Më është kthyer mosha e dhembshurisë
Zëri i fortë i mijëra të plagosurve
Sytë e njomur prej shpresave zhgënjyese
Si ushqimit të prishur u rri larg njerëzve
Përzgjedh dhe mënjanoj
Shtrëngoj në veten time, fort dhe si një send me vlerë,
grumbullthin e hiçit.
Nuk i bie pas marrëzisë së pasonit.
Dua borën si të ishte deti.
Nëse perëndimi proron, unë gjej strehë tek agimi.
Ndonjëherë luaj duke krelur fjalët.
Friturë e përzier për të çarë mëlçinë më dysh
Pastaj më ndih një birrë
Dhe një shurrosje e vrullshme.
 
 
PËLHURAT NË ERË
 
Fjalët që më ke thënë
Buzëqëshjet e dhuruara gjatë natës
Trupat e mbështjellë dhe dihatjet në ç’tendosjet
për t’u bërë një trup i vetëm.
Ti ushqeve dëshirën time për ty
Ke pirë me lakmi dëshirën time për të të zotëruar
Kemi vëshguar veten në kërkim të shpirtit
Kurmet janë dorëzuar
Për kënaqësitë e kurmeve pastaj drita e ditës
dhe jemi kredhur në një jetë të hershme dhjetëvjecare.
Format e tua të shtypura si blana
Mishi im pre e vapës
Kënga e këndezit
më ka kathyer përsëri tek vetmia.
 
Përktheu në shqip Dashamir Malo
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s