Antonis Skiathas (Greqi) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu nga origjinali Vangjel Zafirati

 
Antonis Skiathas (Greqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në Athinë në vitin 1960. Jeton në qytetin e Patras. Është poet, antolog dhe kritik letrar. Kanë qarkulluar 11 libra të tij poetikë. Poezia i është përkthyer në 15 gjuhë të ndryshme( anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, shqip,spanjisht etj.) ndërsa është përfshirë në botime antologjike brenda e jashtë Greqisë. Ka botuar shumë studime e artikuj për poezinë për të cilat është vlerësuar me çmime të ndryshme.
Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Greqisë dhe i rrethit të Poetëve. Ka themeluar e drejton institucionin letrar “Zyrë e Poezisë” si dhe çmimin “Zhan Moreas” për poezinë.
Andonis Skiathas është anëtar i disa këshillave drejtuese letrare, revistash e jurish.
 
 
MESNATË DHE ËSHTË AKOMA DITË
 
Lintte dritën
të zmadhonte trajtat e jetës së saj.
Dëshironte të zmadhonte kohën,
dëshironte të ndryshonte trupin.
Shumë herë deklaroi para turmës:
kam frikë të mbahem nga mjegulla
e të parëve të mi,
netët e mia mbajnë jehona nga shkatërrime vullkanike,
kanë të vdekur Minoitët
më adhuruan adoleshentë,
më dëshiruan grua…
U dhashë gji nënë,
më lëvduan hedonin në rrënojat e frikës.
– Hesht zonjë, bota nuk mbaron këtu.
– Më emocionon ndërsa grumbullon ujë për thatësirat e mëdha.
– Lutem
të bëhesh degë kulpëre
të vij të të marrë erë.
Eleni,
ndalo që të çlirosh netët e tua
si netë
ndalo përfundimisht që ditët e tua ti jetosh si netët.
Zambak të dua aty ku qielli hapet plotësisht për tu shfaqur
Kryeengjëlli Mihail
e të të zbukurojë flokët
të ketë aromën që i përshtatet ajri.
Më trondit the,
nata kur feston gjatë mesnatës sikur të jetë ditë.
Ah, sa thjeshtë e zeza e fatit tend bëhet
plotësisht e bardhë që të guxosh në trup të jetosh akoma një ditë.
Sa shpejt kaloi nata që të vijë përsëri, dita.
 
 
DYQAN VJETURINASH DASHURISH
 
Pa gdhirë,
në anë të detit
gjenden njerëz
me histori anijethyerish që ndiesë kërkojnë,
gjenden protoplastë në kujtimet
e shpirtit që përcaktojnë revolta.
Ndonjëherë në zemër të detit ata vetë këndojnë ankthe të
mbretërisë së udhëtarëve
ndonjëherë bëhen pjesë e lutjeve dhe epitafeve për të ikurit
e shenjtë,
ndonjëherë veshin ëndërra të dashuruarish
jashtë Trojës së fitimtarëve e humbësve.
Në anë të detit,
Edhe të këtij deti ekziston një qytet,
me gra
në kushte vdekje,
me bija
në kushte reklame epshi
me nëna
që trupin hapin në një tufë pulëbardhash
çdo herë
që kanë bashe të thyera epshet e tyre.
Në vende përfundimisht
me aroma kohrash zjarrëndezëse
në anë të detit
kaike të harruara ditët e dashurive tona
të adoleshencës së kripur
dhe të këtij shekulli të pa fat,
monologojnë për versionet
e planetit në univers
monologojnë për kasaphanën e shpirtit
në leckat e trupit
ku të lëna pranë
nënkresës
herë vetmi e herë errësirë
fat i pandryshueshëm bëhen në vendet e kohës,
bëhen qiell i thyer
ditë ku
Jezusi hyn në Jerusalem
sërish i ri.
 
 
GJYKIME MËSHIRUESE
 
Shtegtarja ime,
pa zhurmë
me urtësinë e verës
si lexues të mëshirshëm të alfabetit
të shpirtit
himnizuam me kryq
rrokje Jonike për ne
me gjykime paravdekësore
në zemër të botës
të gdhendura.
Në çaste mungese,
dashurinë nderuam
me gjithë ankthet që linin
trupat tanë në çarçafet e zhubravitur,
fituam gjeografinë e hedonisë në mendjemadhësinë e gjinisë
së njerëzve.
Të lagur qull me vetpastrim të unit tonë
përsëri e përsëri
nuse me kryq zbukurojmë
vetmitë tona fajtore.
 
Përktheu në shqip Vangjel Zafirati
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s