Dhimitris Kanellopoullos (Greqi)
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
Poet, prozator dhe botues. U lind në vitin 1954. Studjoi për Histori – Arkeologji në Universitetin e Athinës dhe për Histori – Filozofi në Rumani. Është botues i revistës letrare “Oropedio”. Ka botuar libra në poezi dhe prozë si dhe ka përkthyer autorë Rumunë në gjuhën greke. Qarkullojnë pesë libra të tij me poezi dhe dy në prozë. Është përkthyer e botuar në disa gjuhë dhe përfshirë në antologji.
Libri i tij me tragime “Vdekja e Astritit” botuar në vitin 2019, është vlerësuar me çmimin e parë shtetëror. Është bashkëpunëtor në përgatitjen, promovimin e antologjive të ndryshme nga letërsia rumune.
ATIJ I FRIKËSOHEM
Nuk i frikësohem korbit.
Atij i frikësohem që zvarritë pa zhurmë
qenien e tij të ftohtë netëve në seraj,
shikimit të tij,
që më pengon të flas
edhe si frer
më imponon heshtjen.
I frikësohem
sepse asnjëherë nuk sulmon,
nuk më qorton,
mendimin e tij nuk e thotë.
Nga fytyra e tij e lëtyrtë
një buzëqeshje e përhershme ditë – natë
nuk i largohet asnjëherë,
as refuzim por as edhe pranim.
E njoh që fëmijë
edhe më tremb
njohja e tij e shkëlqyer për njerëzoret
prezenca e tij e pandieshme
që brenda shpirtrave mbjell
fuqinë tërheqëse të dyshimit.
E QESHURA DHE AUTORITETI I PADUKSHËM
Në fillim
Danubi buçiste brenda meje,
ëndërra që kacavirreshin në shpirtin tim.
Nuk kisha parë një lumë të tillë!
Pastaj thatësira.
Atëherë vjen njeri e më thotë:
“të qeshurën tënde dëgjon Autoriteti i Padukshëm”
dhe nuk kupton arsyen nga vjen kjo.
Edhe aty që flisnim për Lirinë
ndjeva frikën të lindë brenda meje
edhe të ngjitet
nga zemra tek sytë
e pastaj në trurin tim.
Një pushtues i kuq !
Frika gjithmonë e lë jashtë Lirinë.
ISHTE NJË NJERI
Ishte një njeri
mblidhte ikona netëve
peizazhe plot dritë mbyllte në shpirtin e tij.
Dikur largohej
Ecte asket i dashurisë së tij.
Mbi të
thikën e saj mprehte heshtja.
Brenda natës ecte
sytë e tij digjnin durimin
rrobat e tij kullonin jugën
një litar mbante në brez.
Një njeri
të gjitha zërat i deshte pronë të tij,
shiun që të mbillte në vetmi
fjalët e tij,
edhe shikimet që pas linte.
Ku janë vitet?
Ku janë fjalët?
Gjurmët e tij të freskëta një shkrim
një botë e vogël në mjegull.
Ishte një njeri
brenda një peizazhi të errët.
Përktheu në shqip Vangjel Zafirati
Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021