Joanna Kalinowska (Itali – Poloni) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu nga origjinali Dashamir Malo

 
Joanna Kalinowska (Itali – Poloni)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Joanna Kalinowska u lind në Elblag, Poloni. Ka jetuar për shumë vite në Taranto, Itali. Është mësuese, poete, përkthyese dhe themeluese e presidente e Shoqatës “Miqtë Itali-Poloni”.
Shkruan në polonisht dhe italisht duke i shprehur ndjenjat dhe mendimet e saj në të dy gjuhët.
Libri i saj “Ascoltando Azzurro” është shkruar në italisht dhe polonisht me idenë se edhe në gjuhë të ndryshme ne ndihemi dhe mendojmë në të njëjtën mënyrë. Libri i dytë dygjuhësh, “Dita e mirëseardhjes” është në vetvete afirmimi i jetës. Joanna shtë një nga bashkëpunëtoret e revistës letrare “La Valissa”, e cila botohet në Bari (Itali) prej tridhjetë vjetësh. Poezitë e saj janë botuar në antologji dhe revista të ndryshme ndërkombëtare. Në vitin 2019 u nderua me një çmim të rëndësishëm, siç ishte Unaza e Artë, çmimi i Ditës së 19 – të i Poezisë së UNESCO -s në Varshavë. Poezitë e saj janë përkthyer në anglisht, italisht, spanjisht, rusisht, bjellorusisht, ukranisht, bullgarisht dhe në gjuhën indiane talegu.
 
 
MBARTËSJA E SEKRETIT
 
Mbartësja e sekretit
buzëqesh me vete
sheh universin tek mbyllet në një pikë
është një priftëreshë
që ruan portat me kangjella midis botëve
dhe porta është ajo vetë
që është zgjedhur nga ndonjë shpirt
që rilind prej saj
gjendet në të, por ajo nuk është ai
Ushqehet me gjakun e tij
por në shkëmbim jep dritë puro
nga e cila buron dashuria
më e madhja në botë.
 
 
ZEMRA
 
është thjeshtë një copë letër e zhubrosur
ose vetë zemra ime
nuk e di
rreh si artileri
askush që qëndron shtrirë në dysheme
nuk është habitur
ose ndoshta thjeshtë nuk e sheh atë
shkronja të hapërndara
lundrojnë drejt portit të panjohur
nuk mbaj mend
ose ndoshta nuk dua ta di
zemër
e shkulur
e shtypur
akoma rreh
 
 
KATARSIS
 
pasi kemi hequr lëkurën e shtatë
prej thellësirës të trupit më të ndërlikuar
dhimbja e strukur brenda bren thoin
ndrydhur nga pesha e goditjeve të të tjerëve
duke regëtirë prej vdekjes si mallkim i përjetshëm
në tunelin e errët të tmerrit dhe vetmisë
që zgjerohet prej gjumit deri para agut
do dëshiroja shumë të kthehesha tek ky mëngjes
atëherë kur isha një mështeknë e rrahur nga era
dhe njomur prej shiut
 
ajo, perëndeshë e bardhë
me gjak të gjelbër
dhe sy të mbushur plot me lengun e lirisë
ajo di mirë cilën udhë të zgjedhë
por është kaq e heshtur
lejon që hijet të lëvizin gjithandej
në largësi ndjen tingëllimën e yjeve
që bien mbi gjethe
 
është në pritje të zjarrit purifikues
që përfshin pasigurinë e çlirimit
kur thyhen zinxhirët
dhe lauresha duke kënduar do të shënojë
ditën e parë të një epoke të re
 
uji do të shpëlajë hirin
dhe bari i ri do të rritet.
 
 
NJE YLL I KËPUTUR
 
arkeologjia e heshtur e objekteve me përdorim të përditshëm
çelësa qelqurina çanta mësalla rroba
varur në kanxhat e një dollapi që nuk është hapur prej kohësh
kjo gjë është e gjitha që përgjithësisht do t’i mbijetojë kohës
dhe pas nesh do të mbeten
linjat e drejta dhe kthesat
lënë prej endjeve të mia të përditshme
populluar nga trupi im
dritaret pa asnjë reflektim mbi xham
buzëqeshjet dhe bisedat e harruara
me të gjithë ata që kam takuar
nuk di çdo të ndodhë më vonë
sepse gjithë kjo ç’ka jemi, është toka
kështu edhe trupi im
u përket yjeve, ndonëse egziston
në themel nuk ka një formë
shushuritja e molekulave e pluhurave e llojeve të thërrmijave
e mira dhe e keqja nuk pohjnë më
nuk do të kalojnë ndërmjet ferrit dhe parajsës
 
është shumë herët për të folur
por shumë vonë për të menduar
do të më ndizet me shpejtësi në këtë hapësirë të natës së huaj
si një yll i këputur
 
Përktheu në shqip Dashamir Malo
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s