Kalendari poetik: Edward Estlin Cummings (1894-1962) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Edward Estlin Cummings
 
Kalendari poetik: Edward Estlin Cummings (1894-1962)
 
U lind më 14 tetor 1894; qe poet, piktor, ilustrues, dramaturg, shkrimtar dhe eseist amerikan. Një kurreshtì jashtë poezisë: në vitin 1917, gjatë luftës së I botërore, gabimisht e arrestuan dhe e burgosën në La Ferté-Macé (Francë) për spiunazh(!). Eksperimentoi me sukses në poezi, por gjithsesi shumica e poezive të tij, si sonete etj., qëndroi brenda traditës. Mjaft poezi të tij kuptohen më mirë duke i parë të shkruara në libër se sa t’i dëgjosh të t’i lexojnë, ndaj këto poezi të tij quhen poem-picture, për shkak të trajtës së tyre. Në vitin 1931 E. E. Cummings, (për shumë artistë qe bërë modë ato kohë), shkoi për vizitë në Bashkimin Sovjetik. E gënjente mendja se revolucioni komunist kishte ngritur një shoqëri më të mirë. U bind kur pa me sytë e tij se atje kishte një diktaturë të hekurt dhe njerëzit trajtoheshin si ushtarë kazermash.
Ja një poezi prej tij:
 
 
KA KOHË QË…
 
Ka kohë që tok janë zemrat tona
 
bashkë mbërthyer mes krahësh
në terrin ku drita të tjera ndizen
e më fort ndritin,
qysh kur mendja jote pat shkuar
brenda puthjes sime si një i huaj,
mes rrugëve dhe ngjyrave të qytetit,
 
që ndoshta harruar i kam
se si (prej
ngutjes mizore
të gjakut e mishit) dashuria
ujdis veprimet njërin pas tjetrit
 
dhe mpreh të vërtetën përjetësisht
 
më pas kur jemi larg bëhet muze secili prej nesh
plot me kujtime rreshtuar mjeshtërisht.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s