Katarina Saric’ (Mali i Zi) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Solli në shqip Juljana Mehmeti

 
Katarina Saric’ (Mali i Zi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Katarina Sarić (10.03.1976.) Profesore e letërsisë sllave dhe filozofisë me master në shkencat politike. Është një aktiviste malazeze për të drejtat civile dhe shkrimtare e letërsisë së angazhuar shoqërore kushtuar spektaklit dhe teatrit. Ajo ka botuar 12 libra, shumica e të cilëve janë përkthyer, vlerësuar dhe përfaqësuar në shumë portale dhe platform letrare.
“Për artin e Katarinës do të thoja që është një udhëtim i bukur mes surreales dhe futurizmit, depërtim përtej vetes për të zbuluar atë fshehtësi, te cilës mendojmë se i afrohemi, por që çdo here nëpërmjet hermetizmit të vargut, bëhet dhe më mistike e çdo here na duhet të rikthehemi në kërkim për ta zbuluar dhe analizuar. Postmodernizmi i artit të saj qëndron tek zanafilla e një arti të vërtetë, me vision që prekin magjinë e shpirtit, në hapesira që shpalosen përtej kuptimeve e të pathënave gjithmonë në harmoni me vlerën që na karakterizon si pjesë fondamentale e egzistencës .”
 
 
ZHURMË E PAKUPTIMTË
 
Dhe do të lejosh që pamjet ngjitëse të përbuzjes dhe zilisë
të mbarten nga verbëria e metë
dhe nga dëshpërimi i grumbulluar në shtyllën kurrizore e krahët e rrudhur
do të lejosh fatkeqësitë dhe mundimet e tua
dhe të të tjerëve
do të mbash mbi supe ato që duhen,
por edhe ato që të tjerët ngarkojnë në trastën tënde
njësoj këtu, si kudo tjetër
në këtë botë të gjerë
e njëjta jetë për të gjithë, përmes dhe përmes.
Do të rrëmbesh jetën nga të tjerët dhe të tjerë do ta marrin atë nga ti
bluar në të njëjtin mulli
derisa të takojmë krijuesin tonë
deri në fundin e vërtetë
ku dikush merr biletën për në parajsë, dikush për në ferr.
Do të lejosh gjithçka nën ujë të bjerë
kur gjithçka dhe të gjithë largohen dhe derdhen
çdo Tom, Dik dhe Harry,
por do të mbash mend vetëm ato ditë të heshtura
kur të gjitha këto të kenë mbaruar
në të cilat ishe me fat të gjeje pellushin tënd
për ta përkedhelur nën mbulesa
dhe gjithçka papritmas ndalet e bllokohet
trasformuar në një zhurmë të pakuptimtë.
 
 
BEQARJA
 
Qëndroj e coptuar
midis një ish-gaferi:
“Mos belbezo!”
Dhe një brisku të ardhshëm:
“LOL”
Unë numëroj të tashmen
ndër gishta në shinat e burgut
në shtizat e trikos dhe Gobelinës së hallave të mia.
Do të mbarojë, do të mbarojë, do të mbarojë…
cicerone kukuli, nga sahati i babait tim në mur
ndërsa rrotullohet një vinil i konsumuar.
Do t’ja shpoj sytë me këtë gjilpërë.
Unë. Beqarja.
(Do ta bëj, betohem për nënën time)
 
 
VAJZA E VERËS INDIANE
 
Kur të vijë ajo kohë
nga e cila gjithmonë është shtuar dhe zbritur
dhe që vjen gjithmonë
me ciklaminin
kur rrushi stërpiqet
dhe gojët ujiten me rrebeshe
e të moshuarit kthehen në banesat e tyre prej guri;
Kush e di në atë moment se për çfarë.
Dhe unë përziej grurin dhe egjrat
nuk e di se si arrij të jetoj
si kam arritur dhe si kam gjetur
secilën kanaçe të zbrazur
si një pulë e verbër.
Si mund të dashuroj
edhe ty edhe atë
dhe këtë tjetrin dhe atë tjetrin
përsëris
gjithmonë të njëjtat
fjalë të vogla, të ëmbla
lidhem me gjëra të vogla të cilat të gjitha duken si një
dhe të gjithave u është premtuar dhe të gjitha janë
të ëmbla si mjalti
për të vdekur
kur ai të vijë.
A mund të ketë dashuri po të mos jetë deri në vdekje
apo ne jemi të gjithe të konsumueshëm
të gjithë ne
ne
pa asnjë ndryshim.
Si mund të kasha porositur pikturat
të bëra me rruaza qelqi
Nerva
këputur jetës
gjymtyrë
të shkatërruara pastaj prapë rikuperuar
nga gishtërinjtë tek koka
nga ty tek ai
derisa të vijë .
Të bekuar janë ata
që më larg kurrë nuk kanë parë
nga shtëpitë dhe vatrat e tyre
kurrë asgjë
vetëm ai e pa atë dhe ajo e pa
dhe ajo pjesë e vogël e oborrit të kultivueshëm
në anën e ndriçuar nga dielli
është e gjitha
dhe permban gjithçka.
Kur tëvijë ajo kohë
kur përgjigjem përveprimet e mia
e lidh lundrën time
në breg
dhe e pres gjithmonë të kthehet
me ciklaminin
të më ngazëlleje.
Unë përziej grurin dhe egjrat
dhe mbi të kërcej
 
Solli në shqip Juljana Mehmeti
 
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s