Maria Xanthopoulou (Greqi) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu nga origjinali Alush Avduli

 
Maria Xanthopoulou (Greqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në Tërfili të Janicas. Është edukatore kopshti me studime pasuniversitare me specializim në autizëm. Gjithashtu ka qënë producente dhe prezantuese 20 vite e emisionit për fëmijë në radiostacionin e Janicas. Shkruan poezi dhe përralla.
 
 
ASGJË NGA ASGJËJA
 
Shkruaj fjalën asgjë
në krah të fjalës njeri.
Vëre fjalën asgjë
përkrah fjalës jetë
dhe fjalës erotikë.
Shkruaje fjalën asgjë
në krah të zemërimit
të adoleshentëve.
Në pranverën që vjen,
në diellin që lind,
rritemi nga asgjëja.
Nga asgjëja në asgjë.
 
 
JETA QË KËRKOJ
 
Nata qëndron përpara dritares.
Në lartësi hëna,
yjet dhe hijet.
Anonime zgjohem në një jetë që ende kërkoj.
Nuk arrita
në stacionin
që do të zbres.Rrugën për atje
ma mbyllin
frika
dhe vetmia e unit me fragmentet e kujtimeve.
Fjalët që duan të bëhen
sërishmi të vërteta rrëfimtare të prozës
së coptuar të botës.
 
 
KOHËT
 
Vite heshtjeje. Sheshet boshatisen.
Njerëzit bëhen numra.
Fotografi të pluhurosura.
Pamje turbulluese.
Pirgjet e gjetheve
në mëhallat e botës
dhe dëshira jote
në pikëllimin e një heshtjeje
të manifestimit paqësor.
Kohët dritë pa ngjyrë
që të zhveshin.
Dhe mes tyre zemërimi yt
në dëshpërimin
e një marshimi paqësor
 
Përktheu në shqip Alush Avduli
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s