Poezi nga Gladiola Jorbus

 
Poezi nga Gladiola Jorbus
 
 
Kukull
 
Kukull prej lecke.
Kukull e porcelantë.
Kukull e drunjtë.
Kukull joshëse.
Kukull kartoni.
Kukull këmbëzbathur.
Të dashurosh
është shkretimi yt.
Ujëvarë lotësh,
dehëse gjer në marrëzi.
Dhe nata sërish,
të zbret mbi shpirt.
Si fragmenti i një ëndrre
që përthyen vetmitë.
Mungesë që trishton
 
 
Midis meje dhe dashurisë
 
Ngrihen netë që u ngjajnë
fortesave të pakapërcyeshme.
Kujtimet zhyten
në thellomat e vetmisë.
Dhe mungesa vazhdon të trishtojë
të tjera netë,
të tjera çaste, të tjera ditë…
 
 
***
 
Ajër mbytës,
mbi lëvoret dëshpëruese
të gjysmerrësirave .
Shfletoj faqet
e dhembjes njerëzore.
Mes tyre kërkoj
dhe gjej emrin tim.
Fjalë petake
Në agoni.
Pas heshtjes
kokluar si tinguj marrie.
Grahmat e fundit
Një fluturim,
I pashpresë në humbësirë…
 
 
Velloja e mjegullës
 
Një det i mjegulluar
Pa dallgë, pa brigje, pa shkumë.
Pulëbardha të përhumbura,
sylëbyrta
Pa frymë.
Ëndrra që zgjohen,
Nën lugina të zhdukura
Pa gjurmë.
Si velloja e pezullt
e mjegullës,
Midis qiellit dhe tokës.
Jam Unë.
 
 
Nji Sen Ben
 
Zvarritem në bregdetin tënd.
Unë, një guackë
që rrokulliset në kokrriza
të njomështa rëre.
E mahnitur prej teje,
Madhështor si deti i bruztë,
Shfaqesh në ëndrra!
Ti zjarr që ndër deje
Përpëlit e zhurit,
Kristalet e pafundme
Të vetmisë shekullore.
Përkëdhelje,
Rrëqethje shtati
Drithërimë…
Më fanitesh
Nji Sen Bin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s