Albena Dekova (Bullgari) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu në shqip Merita Paparisto

 
Albena Dekova (Bullgari)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në Pleven më 1967. Ka përfunduar studimet për gazetari në Universitetin e Sofies. Punoi në media të ndryshme të Plevenit si gazetare. Sot punon psikologe në shkollën fillore “St Paisius”.
Shkruan poezi, ese, tregime dhe recensione.
Libri i saj i parë me poezi “Sunny Book” ( Libëri diellëzuar) është i vitit 2008. Krijimet e saj janë botuar ne almanakun “Moesia”, gazetën “Neë Pulse”, në ëebsite “Literatura botërore” ne potpurinë letrare të konkursit të tretë poetik për mësuesit shkrimtarë. Ajo ka marrë çmim në botimin e pestë të konkursit të poezive për mësuesit shkrimtarë. “Shtëpia e pashpirt” titullohet libri i saj i dytë i botuar në janar të 2013.
Poezitë e saj janë përkthyer në greqisht, rusisht, shqip, maqedonisht, dhe anglisht. Ajo ka publikuar në disa revista në Bullgari dhe jashtë saj ( Turqi, Serbi, Shqipëri, Greqi, Rusi).
Më pas ka botuar edhe dy libra “Kopështi i dashurisë” (2016), “ Nëpër grykën e simbloleve” (2017).
Libri i saj në trajtë letërkëmbimi “Heshtje e lulëzuar” është publikuar në janar 2015 me bashkëautor shkrimtarin Vangel Zafirati. Një vit më vonë libri është përkthyer dhe botuar në Shqipëri. Në vitin 2016 librit i është dhënë çmimi “Rena Popova” nga Shoqata e Shkrimtarëve të Plevenit. Në vitin 2017 mori çmimin “Arritja e jetës” nga e njëjta shoqatë.
 
 
SI NJË LEJLEK
 
Kur vdekja dhe jeta trazohet
në trokitjet e zemrës,
kur vula e mendimeve
dhe etiketa e dëshirave
tërheq brengën e ëndrrave,
një shpirt lejleku lind.
 
Mendo me shpejtësi skëterre
aq sa mendimi të mund të ndalet
dhe atëherë, vetëm atëhere
mund të fluturosh si lejlek.
 
Ëndrrat nuk ndalen me kohën,
ato shtrihen në brigjet e ditëve,
rikthehu si lejlekët
nëse do të dëgjosh përplasjen e flatrave
dhe gjëmimin e dallgëve.
 
 
PËRRALLA DIMRI
 
Nuk i dua shenjat e plagëve të premtimeve,
por dimrin ta shoh me ty, në sy
me lulet e bardha të rrëfimit
përmes rrugës, shtratit të xhamtë të ëndrrave.
 
Ne çapitemi së bashku netëve
mes zhurmës së klithjeve
të zogjve ende të pa lindur
dhe ajri na përgjigjet
përplasur në muret ovale
të gjurmëve të ujqërve.
 
Sytë e molepsur nga frika për të parë
le të hapen në mbrëmjen e Krishtlindjeve
nën magjinë e përrallës së dimrit
 
dhe atje, mbi dëborë
me një ecje të hirshme prej maceje
“Te dua”
fati le të shkruajë
 
Me flatrat e bufit erdhi nata
dhe shkëndijat ndezi në bebe të syrit
dashuria e paspjegueshme dhe mistike.
 
 
A E DI SA E BUKUR QË JAM?
 
A e di sa e bukur që jam
kur era ndjek flokët e mia
dhe mbjell luledele në to,
kur lulëzimi i luleve të fushës
më ngjitet në trup?…
Erëmoj si një perëndeshë.
 
A e di sa e bukur që jam
kur era luan me fustanin
dhe përkëdhel këmbët e zhveshura,
kur morrnicat mbinë mbi lëkurë
nga freskia e ëmbël
dhe dridhjet nga gëzimi i pritshmërisë?…
 
A e di sa e bukurqë jam
kur era shpërndan retë
dhe dielli lind në sytë e mi,
kur sjell këngët e zogjve
ndërsa unë vallzoj këmbëzbathur në bar
me lulëzimin e qershive të egra mbi krye?…
A e di sa e bukur që jam?!…
 
 
DRAGOI DHE PRIFTËRESHA
 
Një zjarr i lashtë jeton në mua,
ai i priftëreshes që thërret dragoin
në ritualin e saj të natës.
Shkëndija të zjarrta lëshon ai nga flegrat,
sytë e tij shpella dëshirash të zgjuara,
zëri i tij një lutje e degëzave që thyhen.
Fluturimi i tij një hije mbi diellin e shkretëtirës,
flatrat e tij erë nën luspat e trupit.
Portreti i tij, fisnikërisht i lashtë
shpirti i tij, një lapidar rubini
mendja e tij, rreze e ndritshme
në natën tendosur në tendën e yjeve.
Fluturimi i tyre i dashurise në formë tete
dragoi me priftëreshën mbi të.
 
Përktheu në shqip Merita Paparisto
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s